Mirëqenie

April 18, 2018 | 14:29

Një mënyrë për të larguar energjinë negative në shtëpi

Shtëpia është vendi ku ndihemi më të qetë se askund tjetër. Ndonjëherë ama, në shtëpitë tona akumulohet energji negative. Ka nga ata që e besojnë dhe të tjerë jo.

Nëse e gjeni veten shpesh të lodhur, të trishtë dhe të ezauruar, duhet ta pastroni shtëpinë nga energjia negative.

Një mënyrë e thjeshtë, ekonomike dhe pa mundim kërkon një gotë, uthull vere të bardhë, kripë dhe ujë të pastër. Përziejini të gjithë përbërësit në gotë dhe vendosini në një vend ku kaloni kohën më të madhe të kohës për 24 orë. Mbush disa gota për të gjithë vendet që do të pastrosh.

Pasi të kenë kaluar 24 orë, kontrolloni nëse kripa ka dalë në sipërfaqen e ujit dhe kështu lajeni gotën dhe përsëriteni procedurën. Përsëriteni diçka të tillë, deri sa kripa të mos ngjitet më në sipërfaqe. Në atë moment mund të ndaloni, pasi në këtë mënyrë merrni sinjalin se shtëpia juaj është pastruar.

Kripa krijon jone negative në ajër dhe këta jone krijojnë ndjenja pozitive. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer, e cila nuk kërkon sforcime dhe jep rezultate të suksesshme.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top