Vitet e fundit është shënuar një rritje alarmante në çrregullimet e ankthit, që ndikojnë gati 20 përqind të popullsisë – mbi 40 milionë njerëz. Një në pesë amerikanë gjithashtu vuan nga stresi ekstrem, që mund të çojë në sulme paniku, ankthi, depresioni, probleme gastrointestinale, sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabet, obezitet, goditje në tru, sulm në zemër, lodhje kronike, çmenduri dhe një listë e gjatë e sjelljeve të varësisë.
Çfarë mund të bëjmë për këtë? Vite më parë, hulumtuesi i stresit Hans Selye zbuloi se reagimi ndaj bukurisë në natyrë ose art na ndihmon të kapërcejmë stresin kronik, duke i kthyer trupat tanë në balancim ose “homeostazë” (1956).
Hulumtimet tani kanë zbuluar pse-në?
Stresi, frika prodhojnë nivele të ngritura të inflamacionit ose citokineve proinflamatore, të cilat kanë qenë të lidhura me diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin. Hulumtuesit e UC Berkeley kanë zbuluar se reagimi ndaj bukurisë ul ndjeshëm këto nivele (Stellar, John-Henderson, Anderson, Gordon, McNeil, & Keltner, 2015), duke përmirësuar shëndetin tonë fizik.
Duke u përqendruar në bukuri, jo vetëm që na ndihmon të ndihemi më mirë, në të vërtetë na ndihmon të merremi me probleme stresuese. Hulumtimet kanë treguar se zhvendosja e vëmendjes sonë ndaj bukurisë është shumë më efektive se sa shqetësimi i vazhdueshëm. Duke u përqendruar në bukuri, prodhon ndjenja pozitive që të kthejnë paqen e mendjes dhe ndërtojnë kapacitetin tonë për qëndrueshmëri.
Së fundmi, hulumtimet kanë treguar se kthimi i vëmendjes sonë në diçka të bukur mund të rrisë shpresën tonë, duke na bërë më të shkathët, më të aftë për t’u marrë me sfidat e jetës.
Herën tjetër që do të ndjeheni të stresuar, bëni një pushim dhe përqëndrohuni në diçka të bukur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.