Këshilla & Arsye

November 17, 2018 | 10:32

Një mik i mirë? Pa dyshim Shigjetari! Ja pse të gjithë duhet të kemi një mik të kësaj shenje

A keni ndonjë prej miqve tuaj të lindur nën shenjën e Shigjetarit? Nëse përgjigja është pozitive, lexoni me kujdes këtë artikull!

Le të shohim së pari karakteristikat e spikatura të kësaj shenje, që përfshin ata që kanë lindur nga 23 nëntori deri më 21 dhjetor. Një shenjë e çlodhur, bujare, optimiste, një person që gjithnjë ka diçka për të zbuluar, për të bërë. I lidhur me një ndjenjë të fortë drejtësie, ndershmërie dhe vëmendjeje ndaj marrëdhënieve me të tjerët, ai paraqet dy versione në dukje të kundërta, por në të vërtetë mbivendosen me njëra- tjetrën.

Në fakt, në këtë shenjë, një pamje paqësore, thuajse konformiste bashkëjeton me një theks të fortë rebel, tipik i elementit që e karakterizon atë, që është zjarri.

Le të shohim tiparet e tij në marrëdhëniet miqësore

1- Ai shfaq ndjenjën e vet të lirisë

Ky kusht është themelor për një Shigjetar, ai nuk priret të jetojë një marrëdhënie autentike në bazë të obligacioneve ose rregullave, duke lartësuar besnikërinë e tij.

2- Gjithmonë tregoni dashuri të madhe

Është karakteristikë e tij, që të shprehë ndjenjat në një mënyrë spontane dhe të dukshme. Nuk kërkon të njëjtën gjë te vetja e tij, është një qëndrim pa pritur përfitim.

3- Është personi ideal për të bërë një udhëtim së bashku.

Dashuria për të udhëtuar dhe për të zbuluar gjëra të reja është ajo që karakterizon një person të shenjës së Shigjetarit. Dhe kështu nuk ka asgjë më të mirë se të menduarit për të organizuar një udhëtim me mikun e kësaj shenje.

4- Respekton rreptësisht privatësinë e të tjerëve

Pavarësisht se është një person bujar, një Shigjetar është gjithmonë shumë i kujdesshëm që të mos prek privatësinë e të tjerëve, dhe kjo jo vetëm si një element i ndjeshmërisë, por sepse ai pëlqen të besojë dhe të mos duket sulmues.

5- Asnjëherë nuk braktis

Miqësitë e femrave shpesh shkërmoqen kur njëra prej tyre gjen partner ose fillon një marrëdhënie. Nuk është rasti i Shigjetarit i cili, me energjinë e tij, gjithmonë do të gjejë kohë dhe hapësira për të kultivuar miqësinë.

Një tjetër tipar i shkëlqyer i atyre që i përkasin shenjës së Shigjetarit është që nuk dorëzohen as para vështirësive të mëdha që jeta u paraqet, në fakt, pas një humbjeje, ata janë menjëherë të gatshëm të ngrihen përsëri dhe të japin më të mirën e tyre.

Dhe kjo aftësi është po aq e vlefshme dhe e domosdoshme në një marrëdhënie miqësore dhe përfaqëson një model të vlefshëm inkurajimi për personin tjetër.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top