Edhe nëse jeta ju çon në kahe të ndryshme, vlera e një motre është e padiskutueshme dhe lidhja me të është e pathyeshme. Një motër është më shumë sesa një shoqe. Lidhja me të shkon edhe përtej asaj familjare. Ajo është një shoqëruese e betejave, shtylla e jetës së përditshme dhe gjithmonë e pranishme.
Kur ka dy motra në familje, vitet e para i shohin ato në konkurrencë: rroba dhe lojëra për tu ndarë… por me kalimin e viteve marrëdhënia evoluon plotësisht. Shpesh thuhet se familja e vërtetë është ajo që zgjedhim më vonë, pa qenë e nevojshme lidhja gjenetike.
Është e vërtetë, të gjithë e dimë. Sidoqoftë, shpesh bashkimi që është krijuar me një motër tejkalon çdo marrëdhënie. Është një lidhje emocionale, biologjike dhe intime, aq ekskluzive, sa kushdo që ka fat që ka një motër, e di shumë mirë se është një thesar autentik që duhet të ruhet. Nëse disa periudha kanë qenë skena e përplasjeve madje edhe të nxehta mes motrave, koha ka zbutur gjithçka dhe i ka dhënë dimensionin e saktë marrëdhënies.
Shpesh një telefonatë është e mjaftueshme për t’i kthyer gjërat në rrugën e duhur dhe acarimi e mosmarrëveshja bëhen diçka e së kaluarës. Një motër ndoshta ka një personalitet krejt të ndryshëm, të kundërt me tjetrën. Disa janë rebele dhe të egra, disa të qeta, por kjo është e gjitha fiziologjike. Nuk është e nevojshme të kesh karakter të njëjtë për të qenë një mbështetje e plotë.
Kur gjërat nuk shkojnë siç pritej, nuk ka pse të jepni shumë shpjegime një motre. Ajo do të ketë intuitën ta kuptojë atë në ajër dhe do të jetë në gjendje të ndihmojë dhe mbështesë më mirë se çdo anëtar tjetër i familjes. Nuk ka rëndësi nëse ju ndan një oqean dhe nëse peripecitë e jetës ju kanë lënë mijëra milje larg. Gjithmonë do të ketë një telefonatë ose një mesazh për të kontrolluar përparimin e gjërave, evolucionin e situatave.
Një motër do të ketë gjithmonë aftësinë për të kuptuar gjërat në tërësinë e tyre dhe do të jetë në gjendje të rekomandojë alternativa të ndryshme. Ajo nuk do të heqë dorë së thëni mendimin e saj, edhe nëse në pamje të parë mund të duket i pakëndshëm. Ajo e di se sinqeriteti është pjesë e kësaj lidhje familjare dhe padyshim kjo gjë e nderon në çdo moment.
Një motër di se si të jetë diçka më shumë se një shoqe dhe diçka ndryshe nga një prind. Mbështetja e saj është e pakrahasueshme!
Burimi / https://www.howtodofor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.