Një nënë është ajo që:
“Eja në drekë se të kam marrë bukë të mirë”. Jo bukë të freskët, dhe as bukë të nxehtë. Jo. Bukë të mirë.
Një nënë është ajo që:
– Dashuri, mbaji këto. Merri paratë që më huazove dje.
– Por ishte njëzet euro mami, këto janë pesëdhjetë.
– Nuk ka rëndësi. Merri sepse do të duhen! Dhe ndërkohë t’i shtyn poshtë në xhepin tënd.
Një nënë është ajo që:
“Atëherë? Më thuaj diçka!” Dhe ndërsa ju i tregoni pak a shumë, ajo ju sheh në sy sikur të shikonte pafundësinë. E ndërsa jeni akoma duke folur, ju ndërpret dhe ju thotë: si je i dashur? A je mirë?
Një nënë është ajo që:
– Dashuri, e ndjen sa të ëmbla janë këto domate qershi!
– Mami tani nuk e kam mendjen … Shumë vonë. Me gisht ka arritur në fund të trakesë.
Një nënë është ajo që:
– Si je zemër?
– Eh mami. Pak i ftohur.
– A je freskuar?
– Por nuk e di o ma. Mbase pak të ftohtë.
– Mbulohu mirë se gjithmonë del me “veshkat” zbuluar. Dhe ndërsa ju këshillon, të shtyn këmishën poshtë në pantallona.
Një nënë është ajo që:
Ti mund të bësh 180 kurse gatimi. Të përdorni vetëm produkte organike. Të marrësh tre yje Michelin. Por domatet e saj me oriz do të jenë gjithmonë njëmijë herë më të mira se tuajat. Dhe sido që të skojë deri në fund ajo do t’ju thotë: “Epo. Herën e fundit më dolën më të mira”.
Një nënë është ajo që:
“Dje pashë një film të bukur”.
“Si ishte titulli mami?”
“Eh, nuk e mbaj mend!”
“E mirë, por për çfarë bëhej fjalë?”
“Nuk mbaj mend asgjë. Por ishte vërtet i bukur.”
Një nënë është ajo që:
– Mos u vono shumë për të fjetur, se nesër fle deri në mesditë!
– Në fakt jam tashmë në shtrat mami. (ndryshim i menjëhershëm i tonit që bëhet i qetë, i ngrohtë, i lumtur. Sikur sapo kishin komunikuar një lajm të mrekullueshëm)
– Ja, kështu. Mbulohu mirë!”
Një nënë është ajo që:
“Dashuri, te lajmet thanë se vjedhin numrat e kartave të kreditit.”
“Po nga kush o ma?”
“Nuk e kuptova, por ti ji i kujdesshëm”.
Një nënë është ajo që:
“Dashuri ec ngadalë!”
“Mami po iki me tren”
“Mirë, po ec ngadalë gjithsesi!”
Një nënë është ajo që:
Ajo 50, ti 20.
– Zemër, do të më shoqërosh për të bërë pazar?
– Aman o ma! Heren tjeter. Të betohem!
Ajo është 70 vjeç, ju jeni 40.
– Mami, shkojmë për pazar, të të shoqëroj?
– Kam një dhimbje të madhe në kockash. Shko ti. Merr pak mish dhe perime. Ti jap pastaj lekët.
Një nënë është ajo që:
– Natën e mirë dashuri!
– Natën e mirë ma!
Dhe ti fle, ndërsa ajo, vetëm pak.
Andrew Faber, pseudonimi i Andrea Zorretta, shkrimtar dhe poet italian
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.