Këshilla & Arsye

January 10, 2017 | 8:01

Një pjesë e trurit vazhdon rritjen edhe kur plakemi

Duke u rritur në moshë ne zhvillojmë aftësitë njohëse, duke arritur kulmin në moshën 30 vjeç. Një studim i ri sugjeron se kjo ndodh për shkak se, indet e trurit në një rajon të dedikuar për njohjen e fytyrës vazhdojnë të rriten dhe të zhvillohen dhe në moshën e rritur.

Ky studim i drejtuar nga Jesse Gomez i Institutit të Neuroshkencës së Universitetit e Stanford në Kaliforni dhe i publikuar në revistën shkencore “Science” tregon se, në pjesën e trurit të specializuar në njohjen e fytyrave formohet një pjesë e re në gjendje të kryejë funksione të reja.

brain

Aftësia për t’u rritur e trurit është vërejtuar në një zone, që kontrollon një funksion të rëndësishëm, duke pasur parasysh se aftësia për të njohur fytyrat është thelbësore për të pasur një jetë sociale, si për të rinjtë edhe për të moshuarit.

Deri tani dihej se në fëmijëri dhe adoleshencë ndodh një proces i eleminimit të lidhjeve mes neuroneve (sinapset), që janë bërë të padobishme për t’i lenë vend atyre produktive. Ndërsa tani është vërejtur se, ndodh edhe një ndryshim tjetër, gjatë të cilit shtohet diçka.

Studiuesit e kanë quajtur këtë fenomen “shtim të mikrostrukturave”, ndonëse nuk janë në gjendje të specifikojnë cila është natyra e mikrostrukturave. Një hipotezë është se janë degëzimet e neuroneve që mund të jenë organizuar në një mënyrë ndryshe.

Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të ndihmojë në kuptimin e mekanizmave, që sjellin autizmin dhe skizofreninë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top