Prej vitesh, në shkollat e shumë vendeve janë ndaluar ndëshkimet. Në të shkuarën, nuk ishte asgjë e pazakontë të shihje një fëmijë të hante një shqelm në prapanicë, të dënohej te cepi i klasës me një këmbë apo t’i shkuleshin basetat a bishti i flokëve, nëse mësuesi mendonte se nuk ishe sjellë mirë në klasë.
Diçka që në fakt për kohët sot quhet e papranueshme dhe është kundra ligjit.
Por, për fat të keq, nuk funksion gjithandej.
Në disa vende, dhuna ende pranohet si një metodë edukimi për fëmijët, si në shtëpi edhe në shkollë.
Fëmijët janë fëmijë, dhe është e vërtetë se ata nuk mund të bëjnë gjithçka që u kalon nëpër mend, kështu që, ata kanë nevojë për kufij. Por, në fakt, rezultatet nuk fitohen duke i rrahur.
Kjo që po ju tregojmë është historia e një vajze ruse, e cila është gjetur në një situatë kaq të vështirë. Një ditë, në shkollë, gjatë orës së gjuhës angleze, ajo u paralajmërua nga mësuesi para tërë klasës. Ajo që ndodhi me vogëlushen ishte se ajo nuk mund t’i përgjigjej pyetjes së mësuesit, por që ajo që ai bëri më pas ishte me të vërtetë e papranueshme.
Në krye të klasës, ai fillon ta nëpërkëmbë vajzën, ta fyejë. Por, nuk përfundon këtu. Mësuesi vazhdoi të këmbëngulte duke sjellë dhe një reagim që i kalonte kufijtë e të arsyetuarit. Ai e humbet toruan dhe e shtyn vajzën tutje.
Megjithatë, dikush mund të mendonte se vajza do të niste të qante, por në fakt ndodhi diçka tjetër. Në të njëjtin çast, kur mësuesi ishte gati ta shtynte përsëri, ajo gjen një mundësi për të shpëtuar dhe i jep atij një goditje shumë të fortë mes këmbëve.
Është e vërtetë që kurrë nuk duhet shkuar te dhuna, por në këtë rast mund të thuhet se reagimi ishte për vetëmbrojtje.
Fëmijët janë e ardhmja. Duhet t’i trajtomë me respekt dhe dashuri.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.