Sot do t’ju rrëfej historinë time.
Nisa të shoqërohem me Aleksei kur isha 25-vjeçe, dhe menjëherë nisëm të bashkëjetonim. Ai ishte pesë vite më i madhe se unë dhe më dashuronte, të paktën këtë ndjeja unë. Në moshën 28-vjeçare, tre vjet më pas, zbulova se isha shtatzënë, dhe ndërsa isha në muajin e shtatë, zbulova që ai kishte një grua tjetër, shtatë vite më të re se unë. I gjeta një mesazh në celular, ku shkruhej: ‘Qofte, të të pres sot?’. E mora në telefon, ndërsa ai më kërkoi ndjesë pasi më parashtroi një sërë gjërash që i duhej të merrej, jo takime, intervista, darka pune… dhe u kthye në shtëpi në mëngjes. Për të mos e prishur martesën, nuk thashë asgjë. Vazhdova të kujdesesha për të dhe shtëpinë. Gatuaja, pastroja, laja dhe hekurosja.
Unë jam jetime, nuk kisha askënd me të cilin të flisja, apo të ndaja dhimbjen time. nuk kisha askënd ku të shfryhesha. Kur u shtrova në spital, ai e solli atë në shtëpi. Mendoni që këtë ma tha një fqinjë e jona. Kish trokitur për të parë se si isha. Ai kishte hapur derën dhe sikur të mos kishte ndodhur gjë, kishte pas pas shpatullave të tij të dilte dhe ajo nga tualeti, veshur me rrobdëshambrin tim.
Pas lindjes së vajzës tonë, për shkak se vajza qante dhe zgjohej shpesh, dhe shtëpia jonë kishte një vetëm një dhomë gjumi, ai më tha se nuk mund të flinte dhe se do të shkonte tek shtëpia e një mikut të tij ose e të vëllait për të kaluar natën…
Mbeta pa fjalë dhe vazhdova ta duroj, vetëm sepse doja që vajza ime të kishte baba. Një ditë, teksa po grindeshim, më tha se kisha marrë dhjetë kile, se isha shëmtuar, shëndoshur dhe shndërruar në dhjamë. Më tha se gratë e miqve të tij vishen mirë, ndërsa unë nuk isha gjë tjetër veçse një jetime e mjerë.
Më kalimin e muajve filloi të më vërë dorë. E bezdiste prania ime dhe e vajzës. Një ditë më dëboi nga shtëpia. Unë nisa të qaj dhe iu ula në gjunjë, duke i kërkuar se nuk kisha ku të shkoja.
Ndaloi së më dhëni para dhe së ardhuri në shtëpi për të ngrënë. Kthehej vetëm për të fjetur, çohej herët, lahej dhe dilte. Filloi të më thoshte se i kisha shkatërruar jetën, që jetoja me të ardhurat dhe në shtëpinë e tij, dhe se ai nuk e donte kurrë një fëmijë. Më pas, një ditë u shfaq tek dera bashkë me të, të dashurën, Irina, dhe më tha se kisha gjysmë ore kohë për t’u larguar. Qava dhe iu luta të mos më hidhte në mes të rrugës, iu përula në gjunjë, i thashë se nuk kisha asnjë vend ku të shkoja, por sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, më dha dhe një shqelm në stomak.
“Shiko si je katandisur, je dhjamosur, qelbesh, ta shpif. Shikoje Irinën, ajo është grua (e bukur, e dobët, veshur mirë). Si mund të jetoj me një si ty?
Kthesa…
Kështu që, në një ditë dimri të ftohtë, u largova nga banesa me vajzën time pesëmuajshe në krah, dhe dola në rrugë, pa ditur se ku të shkoja. E mbaj mend shumë mirë atë ditë. Ishte errësirë, ora shtatë e mbrëmjes, binte borë dhe rrugët ishin të mbuluara. Kisha veshur pallto dhe çizme. Në njërën dorë mbaja një çantë me gjërat e mia dhe me tjetrën vajzën. Nuk kisha as një karrocë fëmijësh.
Nuk donte të më linte as telefonin tim celular, sepse e paguante ai. Kisha vetëm 10 dollarë në xhep, ndaj vendosa të shkoja të punoja si infermiere, puna që bëja para se të takohesha me ish-in. I kërkova mjekut të shërbimit me lot në sytë e mi për të më bërë një vend të fle në spital. Më lejoi, por vetëm për një natë.
Në mëngjes shkova në në një dyqan dhe këmbëva vathët dhe byzylykun e florinjtë. M’i kthyen për 70 dollarë. Të njëjtën ditë mora një dhomë për 50 dollarë muaji qiraja.
Nuk kisha asgjë. Maria Sergeevna, pronarja, në atë kohë 62 vjeçe, ishte shumë e sëmurë dhe vetëm ecte. Nuk kishte fëmijë, vajza i kish vdekur dhe sapo dëgjoi historinë time, më tha se do të më ndihmonte me fëmijën, nëse do të gjëja një punë. Ishte e vështirë për ta gjetur, duke pasur parasysh mungesën e arsimimit tim.
Një ditë, teksa ecja në rrugë, ish-i iu afrua makinës sime, duke më kërcënuar se do më merrte vajzën.
Gjet punë si pastruese për 70 dollarë në muaj dhe në mbrëmje, punoja si pjatalarëse në një kafene për 30 dollarë, por unë nuk mund ta paguaja këstin e veturës, e cila ishte 110 për dy vjet. Natën bëja punë dore, çorape dhe pantofla që të mund t’i shisja pastaj në treg.
Vazhdoja të vishja të njëjtën pallto, sepse nuk kisha të ardhura. Më pas fillova të punoja si kujdestare, nga 5 e pasdites në 7 të mëngjesit. Ndaloja e shihja ato gra të bukura, të veshura mirë, me makinat e tyre të shtrenjta. Mendova se sa me fat ishin!
Hyja në shtëpi në mëngjes, laja këpucët e mia dhe të vajzës, dhe në orën dy shkoja për të fjetur. Në orën 4:30 çohesha për të shkuar në punë. Nuk flija dhe nuk haja, e shpesh më binte të fiktë. Humba 18 kg dhe një pjesë të shikimit. Isha e dobët dhe dridhesha. Për dy vjet nuk bleva asgjë. Nuk kisha forcë, por kurrë nuk u dorëzova, duke punuar fort, sepse nuk doja ta çoja vajzën në jetimore. E di se ç’do të thotë të jetosh në ato vende.
Jetova kështu për katër vjet.
Nuk do ta përshkruaj me detaje të gjithë tmerrin, poshtërimin, trishtimin, urinë dhe lotët që m’u desh të përballoja. Pagova kredinë e makinës që ish-bashkëshorti ka, të gjitha me duart e mia, shëndetin dhe lotët e mi. Pastaj, papritmas, një ditë, jeta ime ndryshoi përgjithmonë.
Zoti më dërgoi një grua tek e cila shkoja të pastroja. Ndoshta nga keqardhja, por më ofroi një punë si sekretare, me 600 dollarë në muaj. Më dha nj paradhënie për të blerë rroba, dhe më ndihmoi të regjistroja vajzën në çerdhe. Gjithçka filloi të përmirësohej. Fillova të shkoja në kurse informatike dhe u diplomova në universitet si avokate. Dy vjet më pas, u rrita në detyrë, u bëra menaxhere e më pas drejtore tregtare e një ndërmarrjeje të madhe. Falë rrogës bleva një apartament me tri dhoma dhe një makinë. Ime bijë shkon në një shkollë private dhe ka gjithçka. E thërret gjyshe, Maria Sergeevna, asaj i detyrohem çdo gjë. Tani kam një pretendent të mirë, është drejtor i një shoqërie ndërtimi… dhe nuk mund ta kuptoni se çfarë më ka ndodhur!
Doja të blija një shtëpi pushimi, mund t’ia lejoja vetes tanimë. Pronari më tha në telefon se po e shiste shtëpinë me urgjencë, sepse kishte shumë borxhe, disa probleme financiare, e kështu kishte nevojë për para. Shkova me këtë shok që ta shihja dhe a e dini se kush ishin pronarët?!
Ish-bashkëshorti dhe bukuroshja Irina.
I pashë dhe m’u kujtua gjithçka që kishte ndodhur shumë vjet më parë… ajo pasdite dimri kur binte borë dhe u ndezën dritat, unë e vajza ime pesëmuajshe në krahë… dhe 10 dollarët në xhep. Kisha një makinë të shtrenjtë, një pallto të shtrenjtë, isha elegante, shumë e bukur. Ai ishte shëndoshur dhe në depresion bashkë me të, e cila ishte plakur dhe e kishte lënë veten pas dore. I njëjti burrë që më kishte marrë me shkelma, ndërkohë që e lusja të mos më hidhte në rrugë.
Mbetëm ashtu të habitur për disa minuta, në heshtje totale…
E dini se çfarë bëra? Iu afrova dhe e pështyva në fytyrë me gjithë forcën që kisha, me gjithë inatin e grumbulluar. As nuk lëvizi fare… pastaj, e pashë dhe i ulërita: “Mos u dëshpëro, asnjëherë nuk duhet të dëshpërohesh në jetë! Lufto!” dhe u largova.
Sot kjo është ajo që i përsëris vetes: mos u dorëzoni kurrë dhe mos lejoni askënd që t’ju poshtërojë!
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi bigodino.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.