Hudhra është një bimë e jashtëzakonshme dhe ka fuqi anti-bakteriale, parandalon të ftohtin, arteriosklerozën, sëmundjet e veshkave dhe forcon kapilarët e gjakut.
Në mjekësinë kineze, hudhra përdoret për një shërim total të trupit. Në mëngjes fusni në gojë një thelbi hudhër, mbajeni në gojë për 30 minuta. Pështyma, bashkë me përbërësit e dobishëm të hudhrës, hyn në gjak, pastron kapilarët dhe nyjet limfatike. Ndërkohë, hudhra ul gjakderdhjen orale dhe forcon mishrat e dhëmbëve.
Më pas hidheni pjesën e mbetur nga hudhra dhe lani dhëmbët. Nëse ende ndjeni në gojë shijen e saj, fusni një kokërr kafeje apo pak majdanoz. Disa gllënjka qumësht, do e heqin tërësisht nga goja juaj erën e pakëndshme të hudhrës.
Pse të mbajmë hudhër në gojë?
- pastron në mënyrë të përsosur gjakun
- ul ndjesinë e urisë
- pengon gripin dhe sëmundje të tjera respiratore
- përmirëson në mënyrë të shkëlqyer imunitetin
- kuron aneminë
- shërim kundër bronkitit të vazhdueshëm
- sjell përfitime për veshkat dhe fshikëzën
- i bën lëkurën dhe poret të buta dhe të lëmuara
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.