Aktualitet

January 23, 2025 | 19:46

Një tjetër rast i paprecedent në kopshte, babai denoncon dhunën ndaj 3-vjeçarit

Orjona Tresa, gazetare

Një tjetër rast tronditës na përball me një realitet që s’duhet të ndodhë në asnjë rrethanë. Dhuna ndaj një fëmije, sidomos në një institucion ku duhet të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm.

dhuna-kopsht

Historia e Priamit trevjeçar dhe familjes së tij është një thirrje për reflektim, jo vetëm për prindërit, por për gjithë shoqërinë. Kur prindërit zgjedhin një institucion për t’i besuar fëmijën, ata presin dashuri, kujdes dhe përgjegjësi maksimale, jo dhunë dhe indiferencë. Por siç tregon ky rast, një ngjarje e tillë mund të ndodhë edhe kur të gjitha masat duket se janë marrë.

Ajo që trondit më shumë është presioni që prindërit përballen pasi zgjedhin të denoncojnë një akt të tillë. Në vend që të gjejnë mbështetje, shpesh ballafaqohen me kërcënime dhe përpjekje për t’i bërë të heshtin. Kjo tregon një problem më të thellë të shoqërisë sonë: heshtjen dhe mbylljen e syve ndaj së keqes.

Nëse kjo ngjarje do të ndodhte me fëmijën tuaj, çfarë do të bënit? A do të kishit kurajën të denonconit, duke përballuar presionin dhe kërcënimet, apo do të zgjidhnit të heshtni, duke menduar për pasojat? Çdo prind duhet të kujtojë se heshtja nuk i shërben askujt, përkundrazi, ajo e bën më të lehtë përsëritjen e dhunës ndaj fëmijëve të tjerë.

Ky rast duhet të jetë një mësim për të gjithë ne, një moment për të kuptuar rëndësinë e vigjilencës dhe për të kërkuar më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga institucionet që kujdesen për fëmijët tanë. Vetëm duke folur, vepruar dhe denoncuar mund të parandalojmë që ngjarje të tilla të përsëriten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top