Marrëdhënie

May 2, 2019 | 11:52

Një udhëzues që ndihmon ata që janë në kërkim të shpirtit binjak

Nuk e kemi gjetur akoma njeriun e duhur? Mund të varet gjithashtu nga mënyra se si e kërkojmë

Jemi të dëshpëruar në kërkim të Princit të Kaltër dhe shpresojmë që të futemi sa më shpejt në rrugën e “… dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, por deri më tani në rrugën tuaj keni takuar vetëm meshkuj që nuk kanë dëshirë të angazhohen, të cilët i ikin idesë së një lidhjeje serioze emocionale, ose me të cilët ju nuk mund të ndani një bisedë që shkon përtej parashikimit për sfidën e ardhshme të futbollit.

Shkurtimisht, shoku i shpirtit nuk duket (ende) në horizont dhe nuk dimë më çfarë të bëjmë për të ndihmuar fatin. Duke dalë në përfundimin se dashuria është një iluzion dhe se, me anë të të menduarit “më mirë vetëm se në shoqëri të keqe”, do të përfundoni të qëndroni single. Atëherë ja disa sugjerime të vogla.

Nëse kërkojmë legjendën… – Jemi gabim qw nga hapi i parë. Princi i Kaltër nuk ekziston dhe në të vërtetë edhe në përrallat nuk thuhet se si shkojnë gjërat mes dy të dashuruarish kur mbaron jehona e kambanave të dasmës. Në fund të fundit, nëse mashkulli i përsosur nuk është i kësaj bote, le të konsolidohemi: nuk jemi edhe ne të tilla. Zonat e hijes, defektet, skajet e karakterit janë konstante e qenies njerëzore dhe është e nevojshme të merren parasysh.

Më mirë t’i moderojmë pak pritshmëritë tona: një burrë vështirë se mund të jetë i bukur, i pasur, i ndjeshëm, i butë, i kuptueshëm në të njëjtën kohë, i aftë të na bëjë të qeshim dhe perfekt nën çarçafë po ashtu.

Kur vrapon te më e bukura… – A jemi të sigurt se tendenca për t’u zhdukur nga një partner potencial kur ne e kemi zgjedhur tashmë atë, është vetëm për shkak të mungesës së vullnetit për t’u angazhuar në një marrëdhënie serioze? Natyrisht, është e mundur: burrat (por edhe gratë) në kërkim të një aventure të shkurtër dhe të një momenti argëtimi janë të shumtë, por nëse zhgënjimi dhe braktisja janë përsëritur, pak vetëkritikë është një domosdoshmëri : çfarë nuk shkon në qëndrimin tonë dhe në fjalët tona, që e frikëson atë aq shumë sa të largohet?

Le ta nisim nga vetja – Për të qenë interesante dhe atraktive, ne duhet të ndërtojmë një imazh pozitiv të vetes. Le t’u kushtohemi disa leximeve të mira, le të përpiqemi t’u japim thellësi bindjeve tona dhe të përpiqemi të kemi përvoja të reja. Ne kërkojmë te të tjerët cilësitë që vlerësojmë në vetvete: në këtë mënyrë, do të ketë më shumë gjasa pëlqimi i njëri-tjetrit. Le t’u kushtohemi aktiviteteve tona të preferuara pa u brengosur për pjesën tjetër: njohjet më të qëndrueshme shpesh ndodhin në këtë mënyrë, kur ne e presim më pak.

Le të ndalojmë së kërkuari – Nëse kërkimi për njeriun e jetës bëhet një mendim fiks, paradoksalisht, ne kemi më pak gjasa që ta gjejmë dhe të tërheqim më shumë nga njerëzit e gabuar. Sjellja jonë në shoqëri do të jetë artificiale dhe “e suvatuar”, do të jetë më e vështirë për ne që të lëmë veten dhe mbi të gjitha do të na pengojë të njohim partnerin e duhur kur kemi fatin ta takojmë.

Më mirë le të fillojmë nga vetja: ne ndërtojmë identitetin tonë pozitiv, përmirësojmë vetëvlerësimin dhe përpiqemi të jemi të vetëdijshëm se dashuria duhet të jetë një dëshirë, jo domosdoshmëri.

Nuk duhet të lejojmë që kërkimi të konsumohet – Gjetja e partnerit të duhur mund të jetë një fakt i rëndësishëm, por nuk duhet të jetë shqetësimi ynë i vetëm. Mësojmë të gëzojmë pavarësinë tonë, duke vlerësuar anët e saj pozitive: siguria jonë në vetvete do të bëhet një forcë që shumë njerëz do të tërhiqen pas saj!

Antenat drejt! – Ndonjëherë mashkulli perfekt (ose pothuajse) është një person rreth nesh dhe ne nuk e kemi vënë re. Në raste të tjera takimi zhvillohet në një mënyrë të rastësishme dhe të shkurtër. Në këto raste duhet të besojmë në instinktin tonë dhe të mos reflektojmë shumë: le të shfrytëzojmë rastin dhe t’i japim kohë historisë për t’u zhvilluar. Nëse ndihemi të kënaqur, të lirë dhe kemi ndjesinë se e kemi njohur prej kohësh atë person, atëherë gjithçka ka mbaruar.

Japim dhe një mundësi të dytë – Kujdes nga pretendimet e tepruara dhe standardet shumë të larta: edhe nëse takimi i parë nuk ka shkuar pikërisht ashtu siç shpresuam, i japim atij një shans të dytë: mund të kemi një surprizë pozitive. Përndryshe, durim: të paktën e kemi provuar.

 

 

Burimi / http://www.gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top