Mirëqenie

June 20, 2017 | 9:59

Një vezë në ditë i ndihmon fëmijët të zgjaten

veszetert

E skuqur, e rrahur, sy , e zierë apo e pjekur, fëmijët duhet të hanë të paktën një vezë në ditë. Perveç vlerave ushyqese e mineraleve, fëmijët do të përfitojnë nga një centimetër më shumë nëse hanë rregullisht vezë.

Studimi 6 mujor është publikuar së fundmi në revistën e specializuar Pediatrics. Sipas World Health Organization 155 milion fëmijë nën moshës 5 vjeçare janë më të shkurtër në krahasim me moshatarët që kanë një gjatësi normale. Kjo gjë ndodh kryesisht për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së vitaminave e lëndëve ushqyese në regjimin ushqimor të fëmijëve.

Shkencëtarët morën në studim 163 fëmijë dhe u vu re se pas konusumit të vezëve çdo ditë, pas 6 muajsh rezultoi se këta fëmijë ishin zgjatur më shumë se fëmijët e tjerë. The British Nutrition Foundation rekomandon se fëmijët e vegjël duhet të njihen me shije të ndryshme dhe prindërit duhet të paurojnë regjimin e tyre ne mënyrë që vitaminat e mineralet t’i marrin nga burime të ndryshme bimore e shtazore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top