Këshilla & Arsye

January 5, 2017 | 10:01

Një zemër e shëndetshme ul rastet e çrregullimeve mendore

Ndërkohë që po rritet në mbarë botën numri i popullsisë së moshuar, pritet të rritet edhe numri i njerëzve që vuajnë nga humbja e kujtesës. Shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth shkaqeve, që të mund të ndihmojnë në uljen e rasteve të shfaqura. Ata kanë zbuluar se çfarë është e mirë për zemrën, është e mirë edhe për trurin. Aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme ruajnë nivelin e gjakut, që shtyn zemra drejt trurit. Qarkullimi i mirë i gjakut e mban funksional trurin dhe redukton rrezikun e humbjes së kujtesës.

“Demenca karakterizohet nga dobësimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera, si të folurit apo aftësia për të planifikuar dhe organizuar ditën.”

Dr. Kenneth Langa

Dr. Kenneth Langa

Dr. Kenneth Langa udhëhoqi një studim të mbi 20 mijë personave për të vlerësuar rrezikun e demencës.

“Zbuluam se ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me demencë gjatë periudhës 2000-2012, me 11.5% deri në 9% rënie”, thotë ai.

Dr. Langa thotë se rënia është për shkak të kurave më të mira për tensionin e lartë të gjakut, diabetin, mbipeshën, dhe trajtimet e tjera, që e mbajnë të shëndetshëm sistemin kardiovaskular dhe ulin numrin e rasteve të goditjeve në zemër.  Shumë studime tregojnë gjithashtu, se një rritje e nivelit të arsimit zvogëlon nivelin e çrregullimeve mendore. Në SHBA, niveli i arsimit të popullsisë është rritur gjatë dy dekadave të fundit.

“Do të thotë se një 75-vjeçar sot ka më pak rrezik të preket nga humbja e kujtesës, sesa një 75-vjeçar i 10 apo 20 viteve më parë” , shkruan VOA.

Pra, edhe pa zbulimin e ndonjë ilaçi të ri për të ulur numrin e rasteve të humbjes së kujtesës, duket se ka një sërë faktorësh dhe hapash, që mund të ndërmerren për të ulur rrezikun.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top