Një studim i ri ka nxjerrë në dritë një anë pozitive të plakjes. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më pak njerëzit bëhen cinikë dhe dyshues. Përkundrazi, kanë tendencën t’u besojnë më shumë të tjerëve.
Studimi, i bërë pranë Universitetit “Northestern” në SHBA, ka treguar se besimi shtohet me kalimin e viteve, një zhvillim që bëhet i nevojshëm për mirëqenien psikologjike. Rezultatet kanë treguar se sa më shumë plakemi aq më shumë na rritet besimi.Në studimin e parë studiuesit kanë analizuar lidhjen mes moshës dhe besimit në disa këndvështrime, duke përdorur 197.888 persona nga 83 shtete të ndryshme.
Rezultatet sugjerojnë se ekziston një lidhje pozitive mes moshës dhe besimit, që shfaqet në 30 vitet e fundit të jetës me ndryshime të vogla përgjatë kohës. Studimi i dytë ka analizuar 1230 persona në Shtetet e Bashkuara gjatë një periudhe kohe dhe ka zbuluar se këta njerëz janë bërë më besues me kalimin e viteve. Michael Poulin, profesor i psikologjisë pranë Universitetit të Buffalo-s ka shpjeguar se të dy studimet kanë arritur në përfundim të njëjtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.