Gjërat e këqija u ndodhin edhe njerëzve të mirë. Fati është arbitrar, bota është e verbër dhe egoizmi, nganjëherë, shumë i mprehtë. Sidoqoftë, njerëzit me një shpirt fisnik vështirë se do të heqin dorë nga rrënjët e tyre, me gjithë zhgënjimet: ata që janë mësuar të mendojnë me zemër, vështirë se arsyetojnë me racionalitet të ftohtë.
Ne të gjithë njohim një ose më shumë njerëz të tillë. Kurdoherë që shohim një akt fisnikërie, altruizmi ose heroizmi ndjehemi të frymëzuar, madje edhe të pajtuar me botën.
Sidoqoftë, lind një pyetje: cila është më e mira, investimi në mirëqenien vetjake apo dhënia përparësi mirëqenies së të tjerëve? Për shumë njerëz, përgjigjja mund të duket e qartë: të bësh mirë ka një ndikim pozitiv në ekuilibrin dhe kënaqësinë personale. Sidoqoftë, pyetja ka qenë objekt studimesh të ndryshme nga ekspertë të sjelljes njerëzore.
Një studim i kryer në Kaliforni ka identifikuar dy lloj qëllimesh jetësore të qenies njerëzore:
- së pari, njerëzit që aspirojnë për një mirëqenie vetjake. Një lloj lumturie që buron nga vetë-kënaqja dhe në kërkimin jetësor për mirëqenien e vetvetes;
- së dyti, njerëzit që aspirojnë për mirëqenien e të tjerëve. Një qëllim shumë më i thellë dhe më i lartë, në të cilin njeriu përpiqet të rritet si një person duke dhënë më të mirën e vetvetes për të tjerët.
Sipas studimit, njerëzit me një predispozitë për mirëqenien e të tjerëve kanë një sistem imunitar më të fortë, vuajnë më pak nga inflamacioni dhe kanë më shumë antitrupa. Edhe në një nivel psikologjik ata kanë dëshmuar se janë më të fortë dhe më të sigurt në vetvete.
Ju nuk keni pse të jeni një hero për të qenë një person i mirë. Ne nuk duhet të rrezikojmë jetën tonë për të tjerët. Njerëzit e mirë janë të matur, por të ndritshëm, të heshtur, por të gëzuar, të përulur, por të pamasë. Ne do ta vërejmë mirësinë e tyre përmes veprimeve të vogla të përditshme, gjërave të vogla që mbushin zemrën.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.