Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Kini frikë nga njerëzit me sy të uritur!
Ata që janë aq të mjerë që kurrë nuk arritën të shijojnë asgjë.
Nuk është sikur nuk u është dhënë. Është se ato që iu dhanë nuk u mjaftuan atyre. Ata i donin ato “të gjitha” dhe ata i donin “vetëm të tyret”. Në vend që të shijonin momentin për atë që ju dhanë, ata donin “më shumë”, “më shumë “. Dhe askush nuk u mësoi atyre se ekskluziviteti është për gazetarët dhe të dashuruarit…, jo për miqtë. Jo për pjesën tjetër të jetës.
Ata janë ata që edhe buzëqeshja e tyre është e mjerueshme dhe e matur dhe kurrë nuk u arrijnë buzët në sy.
Ata nuk mund të jenë të lumtur me asnjë gëzim, sepse për ta gëzimi juaj është vetëm një “pse jo unë ”.
Ata do të marrin fjalët, shprehjet tuaja, do të adoptojnë atë çfarë ju doni dhe në fund ata do të përpiqen të jetojnë jetën tuaj.
Vetëm askush nuk u tha atyre se jeta juaj nuk u shtrua kurrë me petale trëndafili.
Ju keni kaluar vështirësi, keni rënë madje keni rënë poshtë, jeni lënduar dhe keni derdhur gjak.
Nuk ju dhanë asgjë bujarisht dhe pa telashe.
Vetëm sa herë që rrëzoheshit, ngriheshit dhe buzëqeshnit.
Ju i hodhët sytë jetës dhe vazhduat…
Ju nuk kishit lodhje. Ju nuk po kërkonit pranë dikë për t’u bashkangjitur. Ju nuk ishit xheloz për lumturinë e askujt.
Ju e ndërtuat vetë jetën tuaj, pak nga pak.
Dhe ishte një jetë që mund t’i fuste të gjithë në të!
Të gjithë përveç atyre të mjerëve. Përveç atyre dredhkave që jetojnë në jetën tënde.
Të gjithë përveç atyre mosmirënjohësve që kurrë nuk mësuan të japin dashuri pa kthim.
Të japin gëzim pa pritje.
Të jepet bujarisht nga shpirti.
Por këtyre njerëzve jeta ime nuk mund t’i përshtatet.
Vetëm sepse në jetën time, “të argëtohem” do të thotë një ditë në det me miq, birra dhe histori. Me të qeshura dhe lotë por mbi të gjitha me buzëqeshje të vërteta.
Një pasdite duke dizajnuar fotografi për historinë e re që do shkruhet.
Një natë në ballkon duke luajtur biriba deri në mëngjes.
Një agim në krahët e të dashurit tim, duke folur për udhëtimet dhe detet.
Më vjen keq por u rrita shumë për të pranuar, toleruar dhe duruar njerëz që jetojnë në mjerimin, xhelozinë dhe toksicitetin e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.