Aktualitet

December 8, 2022 | 9:01

Njerëzit e vitit sipas revistës “TIME”

Revista Time ka zgjedhur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen si dy personazhet e vitit.

 

Zelensky mori këtë çmim për “faktin se guximi mund të jetë po aq ngjitës sa frika”.Kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal, tha se zgjedhja e Zelenskyt – krahas “shpirtit të Ukrainës” – ishte zgjedhja e duhur.

“Pavarësisht nëse beteja për Ukrainën i jep dikujt shpresë apo frikë, bota marshoi në ritmin e Zelenskyt më 2022”, tha ai.

Zelensky, komedian i shndërruar në politikan, që u zgjodh president i Ukrainës më 2019. Ai ka punuar pa pushim që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, për të frymëzuar rezistencën e vendit të tij dhe për të fituar mbështetje ndërkombëtare për Kievin.

Felsenthal tha se vendimi i Zelenskyt “që të mos largohej nga Kievi, por të qëndronte dhe të punonte për fitimin e mbështetjes, ishte vendimtar”.

“Për të dëshmuar se guximi mund të jetë po aq ngjitës sa frika, për drejtimin e popullit dhe për bashkimin e tyre në mbrojtje të lirisë, për përkujtimin se demokracia është e brishtë, Volodymyr Zelensky dhe shpirti i Ukrainës zgjidhen Persona të Vitit për vitit 2022”, tha ai.

 

 

 

Ndërsa Ursula von der Leyen është zgjedhur në vendin e parë  si një nga gratë më të fuqishme të vitit për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë

 “Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë banorëve”, thuhet në revistën amerikane.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top