Studim

March 24, 2021 | 8:50

Njerëzit mbipeshë abuzojnë më shumë me alkoolin

Të rinjtë mbipeshë kanë një rrezik të dyfishtë të fillojnë përdorimin e drogës dhe të alkoolit, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre që kanë një peshë normale. Kjo për shkak të vetëvlerësimit të ulët dhe të marrëdhënieve ndërpersonale të pakënaqshme.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit të Fiziologjisë Klinike në Piza, i cili përfshiu 33 mijë nxënës të shkollave të mesme në Itali. Studiuesit kanë analizuar të dhënat mbi përdorimin e kokainës, heroinës, stimuluesve dhe qetësuesve dhe arritën në përfundimin se nxënësit mbipeshë kishin një tendencë më të madhe për të abuzuar me lëndët narkotike.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top