Ka njerëz që e kanë zakon të gjykojnë jetën, sukseset dhe vendimet e të tjerëve. Kjo ndodh edhe nëse askush nuk e ka kërkuar mendimin e tyre, prandaj komentet e tyre të zakonshme janë me qëllime jo shumë pozitive.
Edhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë dhe jemi në gjendje të identifikojmë kritikat keqdashëse nga komentet pozitive, nuk është e lehtë për t’i parandaluar ata që të ndikojnë tek ne. Kur kritikat dhe përbuzja janë të vazhdueshme, kjo dëmton vetëbesimin tonë.
Zakonisht njerëzit që flasin për jetën e të tjerëve janë ata që kanë konflikt emocional me veten, jo rastësisht karakterizohen nga vetëbesimi i ulët dhe vështirësitë.
Në këtë kuptim, ka raste kur ne mund t’i ndihmojmë ata të kuptojnë se po bëjnë një gabim të pakthyeshëm duke ndërhyrë në jetën e të tjerëve, por nganjëherë është e nevojshme të largohemi prej tyre për të mbrojtur shëndetin tonë emocional.
Ajo që të tjerët mendojnë për ju është realiteti i tyre
Ndoshta në njëfarë kohe mendimet dhe gjykimet e të tjerëve kanë bërë që të dyshoni në realitetin tuaj. Ju madje keni menduar të jetoni me sy të mbyllur dhe të mos jeni të vetëdijshëm për imazhin që keni parashikuar brenda dhe jashtë vetes.
Megjithatë, jo gjithçka është negative, ne mund t’i përdorim këto dyshime për t’u riafirmuar. Mbani mend se të tjerët mund ta dinë emrin tonë, por jo historinë tonë, nuk kanë jetuar në lëkurën tonë, as nuk kanë veshur këpucët tona. Jini të vetëdijshëm për faktin se fjalët e tyre i binden vetëm një realiteti iluzor të krijuar nga mendja e tyre.
Kaloni mendimet e të tjerëve në filtrat tuaj
“Dishepulli i ri i një filozofi të mençur vjen në shtëpi dhe i thotë:
-Shef, një mik foli për ty me keqdashje …
-Prit! – e ndërpret filozofi- A e keni kaluar nëpër tre filtrat atë që do të më thoni?
– Tre filtrat? pyet dishepulli.
– Po, e para është e vërteta. A jeni i sigurt se ajo që do të më thoni është absolutisht e vërtetë?
-Jo. E kam dëgjuar atë nga disa fqinjë.
– Sa e keni përdorur filtrin e dytë, atë të mirësisë. Ajo që do më thoni është pozitive për dikë?
– Jo. Përkundrazi …
Ah! Filtri i fundit është nevoja. A është e nevojshme të ma tregoni se çfarë ju shqetëson kaq shumë?
-Të them të vërtetën, jo.
-Atëherë, thotë i mençurit duke qeshur, nëse nuk është e vërtetë, nuk është e mirë apo e nevojshme, harroje“
Ne u japim vlerë fjalëve dhe veprimeve të të tjerëve. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të filtrohet informacioni i vërtetë konstruktiv dhe të ndahet nga ai shkatërrues.
Duke përdorur filtrat e së vërtetës, mirësisë dhe domosdoshmërisë, ne do të qëndrojmë me atë që me të vërtetë meriton gëzim e jo dënim. Vetëm kur të mos jetojmë sipas asaj që të tjerët presin apo mendojnë për ne, do të jemi në gjendje të ndihemi mirë.
Rrethojeni veten me njerëz që ju ndihmojnë, jo që ju pengojnë
Rrethojeni veten me njerëz që i japin diçka asaj dhe shmangini ata që ju vjedhin. Mos lejoni që të tjerët t’ju pengojnë me kritikat, komentet dhe gjykimet e tyre, qëllimi i të cilave nuk është t’ju ndihmojë. Shmangini fjalët që kanë pretekstin e zhdukjes së aftësive tuaja ose ndërprerjen e ëndrrave dhe aspiratave tuaja.
Afrohuni me njerëz të sinqertë, ata janë të vetmit që do kuptojnë dhe respektojnë atë që jeni dhe si ndiheni. Njerëzit që mund të mbështesni janë ata që ju ofrojnë paqe pa zhurmë, pa shtrembërim dhe pa qëllime të dyta.
Përfundimisht, përpiquni të mos e vini re ironinë e keqe dhe të punoni për të ndërtuar një vend në botën tuaj larg shantazheve, shkatërrimit dhe toksicitetit emocional tipik të njerëzve dhe mjediseve të caktuara.
Mos harroni se njerëzit më të pakënaqur në këtë botë janë ata që shqetësohen shumë për atë që mendojnë të tjerët.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.panecirco.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.