Në fokus

February 29, 2020 | 8:07

Njerëzit negativë nuk falin kurrë dhe as nuk i pranojnë gabimet e tyre

E gjitha është energji, edhe pse shpesh nuk jemi të vetëdijshëm, ndikimi i njerëzve negativë që na rrethojnë, mund të na shkatërrojë jetën. Këta persona shkatërrojnë paqen dhe vetëvlerësimin tonë.

1

Sepse, të gjitha marrëdhëniet gjatë jetës tonë duhet të jenë pozitive dhe domethënëse. Sekreti i vërtetë i lumturisë në jetë është të mësosh të njohësh personat toksikë dhe t’i shkëputësh ata nga jeta.

Këta njerëz janë manipulues, të rrezikshëm dhe mashtrues, dhe nuk i pranojnë kurrë gabimet e tyre. Janë të fiksuar nga vetvetja dhe nuk shfaqin asnjë shqetësim për të tjerët, sepse mendojnë vetëm për ndjenjat dhe mendimet e veta.

U pëlqen të bëjnë rolin e viktimës, nuk falin kurrë, ose të paktën nuk e kuptojnë kurrë atë, dhe kanë gjithmonë një motiv të mëtejshëm. Askush nuk është i përsosur dhe të gjithë bëjmë gabime, por gjithmonë duhet të kërkojmë ndjesë për ato.

Personat toksikë janë të ndryshëm. Besojnë se janë perfektë dhe mendojnë se nuk gabojnë kurrë, ndaj gjejnë gjithnjë një mënyrë për të justifikuar sjelljen e tyre. Nëse nuk ia dalin të gjejnë një falje të përshtatshme, është më e lehtë për ta t’ua hedhin fajin të tjerëve. Personat që nuk falin, në realitet kanë një ego dhe vetëvlerësim të brishtë, ndaj “formimi psikologjik” i dobët i tyre nuk mund ta durojë mendimin se ka gabuar.

2Kjo është shumë kërcënuese për të qenë të toleruar nga ego e tyre, ndaj mekanizmi mbrojtës i tyre është ai i shtrembërimit të perceptimit ndryshe nga realiteti. Nga ana tjetër, personat toksikë nuk janë mjaftueshëm të pjekur për të përvetësuar gabimet e tyre dhe të pranojnë me përgjegjshmëri veprimet e tyre.

Ndërkaq, për personat toksikë është e pamundur të arsyetosh. Në fund, do të thyejnë tavolinat, duke ju bërë juve të ndiheni në faj. Këta mjeshtra të manipulimit janë të sigurt, deri shumë tërheqës.  

Megjithatë, me kohën, ana e tyre toksike nuk lejon partnerin të rritet. Marrëdhëniet me një partner toksik janë ekstremisht të vështira, për sa kohë që këta persona nuk ndryshojnë kurrë dhe as kërkojnë të përmirësohen.

Në fund do ta gjesh veten duke kërkuar falje për gabimet e tyre. Bëji vetes një nder, dil nga kjo marrëdhënie e sëmurë sa më parë të jetë e mundur!

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi losapeviche.online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top