Mirëqenie

December 19, 2016 | 12:10

Njerëzit optimistë mund të jetojnë më gjatë pas një ataku kardiak

Njerëzit që presin gjëra të mira në të ardhmen jetojnë më gjatë pas një ataku kardiak. Ky është përfundimi i një studimi izraelit publikuar në revistën mujore “Mayo Clinic Proceeding”.

1

Rezultatet nuk provojnë se optimizmi zgjat jetën, por mjekët duhet të marrin në konsideratë nxitjen e optimizmit te pacientët gjatë rehabilitimit pas sulmit në zemër, pasi kjo mund të ndikojë në jetëgjatësinë e tyre.

“Është e rëndësishme të theksohet se, optimizmi nuk është thjesht një shkëlqim rozë në mbarë botën; optimistët kanë më shumë gjasa për të njohur rreziqet dhe të planifikojnë se si të përballen me ta”, ka thënë autori i lstudimit Yariv Gerber.

Për të shqyrtuar lidhjen midis optimizmit dhe atakut kardik, studiuesit morën në shqyrtim 664 njerëz, të cilët ishin nën moshën 65 vjeç në vitet 1992-1993, kur ata kishin pësuar goditjen e parë.

Mosha mesatare në kohën e atakut kardiak ishte 52 vjeç; 15 për qind ishin femra. Në vitin 2015, studiuesit zbuluan se cilët pacientë ishin ende gjallë. Ata gjetën se 284 pacientë ose 43 për qind kishin vdekur.

Pasi morën parasysh faktorë të tilla si: mosha, gjinia, arsimi, punësimi, pirja e duhanit, si dhe faktorë emocionalë si depresioni dhe mbështetja sociale, ekipi i studimit arriti në konkluzionin se, njerëzit optimistë kishin 33 për qind më pak të ngjarë të humbnin jetën pas një ataku në zemër. Gjithashtu, njerëzit optimistë ishin të arsimuar, të punësuar dhe kishin mbështetje sociale.

Një numër në rritje i studimeve shkencore po tregojnë një lidhje mes mirëqenies emocionale dhe shëndetit fizik.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top