Shpesh, ne tentojmë të kufizojmë marrjen e birrës, verës dhe madje edhe të çokollatës, sepse janë të këqija. Madje dhe një gotë birrë e ftohtë mes miqve, ndoshta gjatë një loje futbolli në TV përfundon duke lënë një ndjenjë të faji.
Ndërsa është e vërtetë se abuzimi dëmton (kjo vlen për pothuajse të gjitha ushqimet), është gjithashtu e vërtetë që disa studiues kanë arritur të nxjerrin në pah disa aspekte të dobishme të këtyre ushqimeve. Në fakt, duket se vera, birra dhe çokollata kanë vlera të dobishme për trupin e njeriut deri në atë pikë sa mund të konsiderohen përbërësit për të përgatitur eliksirin e jetës së gjatë.
Rrjedhimisht, njerëzit që i duan këto ushqime janë të predispozuar të jetojnë më shëndetshëm në sajë të karakteristikave të tyre dhe efekteve të dobishme. Por le të shohim në detaje rezultatin e këtij studimi.
Hulumtimi, i udhëhequr nga profesore Joanna Kaluza, nga Universiteti i Varshavës, theksoi se si njerëzit që i duan këto delikatesa (të cilat shoqërohen me një dietë me bazë fruta dhe perime) kanë 20% më pak mundësi për të vdekur para kohe krahasuar me ata që hanë shumë mish të kuq, pijnë pije të gazuara dhe konsumojnë ushqime të përpunuara dhe ushqime të gatshme. Efektet e dobishme të verës, birrës dhe çokollatës janë të lidhura me praninë e antioksidantëve natyralë.
Joanna nënvizoi: “Dihet që frutat, perimet, çaji, kafeja, vera e kuqe, birra dhe çokollata janë të pasura me antioksidantë”. Por tani ne kemi konfirmimin e efektit pozitiv që ato kanë në organizmin njerëzor.
Studimi u krye në një mostër me mbi 68,000 pjesëmarrës, të gjithë të moshës 45 deri në 83 vjeç dhe zbuloi se ata që ndoqën një dietë me ushqime anti-inflamatore kishin 18% më pak të ngjarë të vdisnin në 16 vitet e ardhshme në krahasim me ato që nuk kanë ndjekur të njëjtën dietë.
Rezultatet, e botuara në Journal of Internal Medicine, treguan se pjesëmarrësit që hëngrën ushqime anti-inflamatore kishin një rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare (20%) dhe kanceri (13%).
Përveç frutave dhe perimeve, në mesin e ushqimeve anti-inflamatore ne mund të përfshijë bukë gruri, djathëra me yndyrë të ulët, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe arra. Krahas këtyre mund të shtohet edhe një çokollatë ose një gotë verë apo birrë.
Lajme të mira edhe për duhanpirësit: “Fillimi i ndjekjes së një diete me potencial të lartë anti-inflamator mund të zvogëlojë vdekshmërinë në përgjithësi, por mbi të gjitha të parandalojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumore dhe të zgjasin kohën e mbijetesës, veçanërisht për duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit”, shtoi Joanna Kaluza, e Universitetit të Varshavës.
Kështu që mos u ndjeni në faj, por konsumoni një gotë verë apo një kub me çokollatë në ditë … dhe do të jetoni më gjatë.
Burimi / news.fidelityhouse.eu
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.