Sipas studiuesve, ata që jetojnë vetëm priren të konsumojnë më pak fruta dhe perime, të të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit kundër sëmundjeve të caktuara.
Ndër arsyet se pse ata që jetojnë vetëm kanë një dietë jo të shëndetshme janë: mungesa e aftësive për të gatuar, mungesa e partnerit për të ndihmuar në pazar, kosto e lartë e ushqimit për një person, por edhe mungesa motivimit për të përgatitur ushqimin.
Hulumtuesit gjithashtu kanë konstatuar se njerëzit që jetojnë vetëm, jo vetëm që u mungon motivimi për të gatuar, por nuk gëzojnë ushqimin e tyre. Kështu kanë më shumë gjasa të përgatisin ushqim të thjeshtë, ku mungojnë ushqyes të rëndësishëm.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.