Në fokus

September 4, 2019 | 8:50

Njerëzit që ju tërheqin nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrim i asaj që jeni

Njerëzit që ju tërheqin nuk janë asgjë tjetër veçse reflektimi juaj. Megjithëse është e vështirë ta pranosh këtë gjë, ti ke ftuar që të afrohen dhe të jenë pjesë e jetës suaj, njerëzit toksikë. Nuk ishte një peticion që shkrove, ose diçka që e kërkove. Energjia që lëshoni do t’ju sjellë më afër atyre që nuk dëshironi, por që do t’iu tërheqin pa qëllim.

A është e mundur t’i japësh fund kësaj?

Mësoni nga ajo që reflektoni dhe njerëzit që ju tërheqin.

A e dini se gabimet tuaja ju lejojnë të mësoni?

Çdo rënie nuk është një dështim, por një mundësi për të kuptuar se ndoshta ajo që po bënit nuk ishte për ju. E njëjta gjë ndodh me njerëzit. Mësoni nga gjithçka që ndodh rreth jush, hapni sytë! Të gjithë ata rreth jush janë reflektimi juaj. A e pyesni vazhdimisht veten, pse çdo herë që filloni një marrëdhënie, zhgënjeheni dhe lëndoheni? A nuk duket e çuditshme që përsëritet gjithmonë e njëjta histori?

Mos fajësoni partnerin tuaj, mos u kënaqni me ndonjë reflektim të mjerë, mos hyni në rolin atraktiv të viktimës. Është e rëndësishme të mendoni se ndoshta ky ishte gabimi juaj. Gabimi që ju bën të zgjidhni të njëjtin lloj personi çdo herë. Në fillim të një marrëdhënieje, është e mundur që t’i mbyllni sytë para realiteteve të pakëndshme, që ju nënshtrojnë, që partneri juaj të marrë frenat e marrëdhënies. Por ju keni fuqinë për ta thyer këtë lloj zinxhiri emocional. Përqendrohu vetëm në mënyrën tënde të veprimit.

Nëse, për shembull, prej disa muajsh keni filluar një marrëdhënie, nuk ndiheni më të sigurt për zgjedhjen tuaj dhe kjo është gjithmonë konstante, ndoshta problemi qëndron në faktin që në fillim të saj ju e idealizoni atë.

A e respektoni veten? A besoni se jeni të dashur? A e vlerësoni?

Këto duken si pyetje të thjeshta, por kurrë nuk duhet të përgjigjemi shpejt. Ndonjëherë besojmë se përgjigjja për të gjitha është një po, por në të vërtetë nuk është kështu. Nëse njerëzit që iu tërheqin nuk ju respektojnë, duhet të filloni të mendoni se ndoshta nuk e respektoni veten. E vërteta është ndryshe, ju nuk do ta lini këtë përgjegjësi në duart e të tjerëve.

Pse thonë se ju duan kur nuk është e vërtetë?

Ndoshta sepse nuk e do veten dhe beson se dashuria e të tjerëve mund ta mbushë boshllëkun. Filloni një marrëdhënie, sepse përpiqeni të shpëtoni nga ajo që ju frikëson: vetmia. Edhe nëse përpiqeni me vetëdije të gjeni njerëz që plotësojnë një standard të caktuar, dashuria që mendoni se e meritoni në pavetëdijen tuaj është shumë e varfër. Sepse në qoftë se nuk i jepni vlerë, është e pamundur që njerëzit që ju tërheqin ta bëjnë këtë.

Si mund të kërkoni diçka që nuk mund t’ia jepni vetes?

Ju mendoni se nuk vleni shumë, nuk meritoni një dashuri të madhe, nuk jetoni deri në atë… mjaft! Mos e gjykoni kaq shumë veten sa ta vetë-shkatërroni. Ju keni vlerën tuaj dhe meritoni t’iu duan. Të menduarit ndryshe nuk do t’ju bëjë të lumtur dhe do të tërheqë njerëz toksikë, negativë, njerëz që do t’ju ndihmojnë të dëmtoheni.

Pranoje veten dhe zbulo se kush je

Njohja e trupit tuaj nuk do të thotë të njohësh vetveten. Nëse e keni identifikuar veten në gjithçka që është thënë më parë, ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar. Ju duhet të bini në dashuri me personin që shihni çdo mëngjes të pasqyruar në pasqyrë. Pavarësisht nga papërsosmëritë tuaja, gabimet, jeni autentik, i natyrshëm, i bukur, jeni ju! Mos kërkoni nëpër zhurmën e botës të injoroni mendimet tuaja që thërrasin për t’i dëgjuar.

Zhytuni në veten tuaj dhe gjeni se kush jeni dhe çfarë doni vërtetë. Gjeni se çfarë ju bën të lumtur dhe pastroni jetën tuaj nga çdo gjë që nuk ju sjell asgjë, duke përfshirë qëndrimet që ju çojnë gjithnjë në të njëjtën rrugë. Njerëzit që ju tërheqin nuk ju lëndojnë falas; ju i thirrët ata për të marrë pjesë në jetën tuaj. Mjaft humbët energji duke u përpjekur t’i ndryshoni ata, mjaft qatë për shkak të fatit të keq që ju ndjeni kur i përmbushni ata. Është koha për të vepruar dhe përqendruar te vetja.

Ju nuk duhet ta kërkoni tek të tjerët atë që nuk keni, sepse nuk do ta gjeni. Të vepruarit në këtë mënyrë do të thotë të akumulosh më shumë zbrazëti. Njerëzit hyjnë në jetë tuaj dhe shumë prej tyre nuk qëndrojnë përgjithmonë. Ju gjithmonë duhet të mbështeteni tek vetja juaj. Pra, dashurojeni veten dhe kujdesuni për të: ju e meritoni!

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top