Këshilla & Arsye

March 16, 2017 | 12:56

Njerëzit që ndihen të rinj në zemër jetojnë më gjatë

Ecni përpara duke gënjyer për moshën tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

1

Ky është përfundimi i një studimi, ku u analizuan të dhënat nga 6.489 njerëz me moshë mesatare prej 65.8 vjeç. Shumica thanë se ndiheshin 3 vjet më të rinj se mosha e tyre reale. Vetëm 4.8%, e mendonin veten të paktën 1 vit më të plakur se mosha e tyre aktuale.

Studiuesit e Universitetit College London i ndoqën këta njerëz për 8 vjet me radhë dhe zbuluan se 14% e atyre që e mendonin veten më të rinj nga sa ishin në të vërtetë kishin vdekur, në krahasim me 24% të njerëzve që ndiheshin më të vjetër se mosha e tyre reale.

Sipas këtij studimi, lidhja midis personalitetit dhe plakjes konstaton në dy tipare, të cilat i ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë: ndërgjegjësimi dhe optimizmi.

Njerëzit që kanë këto dy tipare mund të kenë më shumë vullnet për të bërë gjërat e duhura dhe për të jetuar shëndetshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top