Marrëdhënie

November 17, 2017 | 10:41

Njerëzit që postojnë për jetën e tyre të dashurisë në Facebook janë narcisistë dhe kanë probleme

Për fat të keq, ne të gjithë e kemi atë një mik, i cili thjesht duhet të ndajë gjithçka në Facebook. Çdo gjë nga shkuarja në palestër, ndjesitë në ditë të veçanta…Ne gjithashtu kemi nga ato çifte që gjejnë ngushëllim në postimin rreth asaj se sa ata janë në dashuri në faqet e tyre në Facebook, si një mënyrë për të vërtetuar marrëdhëniet e tyre.

1

Këto çifte do të vendosin të gjitha darkat romantike, udhëtimet romantike, mbajtjen e duarve, ndarjen e puthjeve dhe ne e ndjejmë si një detyrim t’i pëlqejmë të gjitha këto poste.

Një studim i kryer në Londër në Universitetin Brunel, zbuloi se të gjithë ata njerëz që vazhdimisht kanë dëshirën për të ndarë gjithçka për jetën e tyre në Facebook, janë thjesht narcisistë. Dhe çiftet që përmenda më lart kanë vetëbesim të ulët. Ndoshta jo të dy partnerët, por padyshim njëri prej tyre kërkon vëmendje  përmes atyre pëlqimeve dhe komenteve.

Dr. Tara Marshall, një nga kërkueset, gjithashtu deklaroi se edhe pse këta njerëz marrin një sasi të pëlqimeve dhe komenteve në postimet e tyre, mund të jetë për shkak se njerëzit  kanë dhembshuri dhe thjesht janë të sjellshëm ndaj tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top