Këshilla & Arsye

December 10, 2019 | 8:11

Njerëzit që ushtrohen mund të kenë trurin më të madh

Ky është motivim i mirë për të bërë më shumë lëvizje. Në një studim të ri, hulumtuesit kanë analizuar 1,583 meshkuj dhe femra, që nuk kishin probleme mendore apo sëmundje të zemrës.

1

Nga skanimi i trurit 20 vite më vonë u konstatua se ato që nuk zhvillonin aktivitet fizik kishin trurin më të vogël, në krahasim me njerëzit që ishin ushtruar në moshën e mesme. Gjithashtu ata gjetën se, presioni i gjakut dhe normat e larta të rrahjes së zemrës mund të tregojnë një mungesë të aktivitetit fizik.

“Ne nuk jemi në gjendje të tregojmë nga studimi nëse palestra në moshë të hershme ose jetën e mëvonshme ka më shumë rëndësi. Në studimet e ardhshme unë do të doja për të shqyrtoj këtë dallim por, është e mundshme që të dyja të jenë të rëndësishme”, thotë autori i studimit Nicole Spartano, Akademik në Universitetin e Bostonit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top