Lifestyle

January 19, 2017 | 9:07

Njihuni me personin më të ri që vizitoi 196 vende të botës

Ai vizitoi 196 vende në moshën 24-vjeçare. Vitin e kaluar mori një rekord botëror “Guinesss”, duke u bërë personi më i ri që ka vizituar më shumë vende në botë. Është pikërisht James Asquith, tani 28-vjeçar, që punon për Bankën Gjermane në Londër.

Sipas tij, asnjëherë nuk e ka pasur qëllim që të vizitonte kaq shumë vende, por e gjitha ndodhi pas udhëtimit të parë me babin.

“Unë mendova dua të shoh dhe përfundimisht vendosa për të shkuar kudo”, ka thënë ai.

Në moshë të re, Asquith, i cili ka lindur në Sussex, por ka kaluar shumicën e jetës së tij në Londër, ka kursyer paratë e tij, duke bërë punë të vogla, të tilla si larja e makinave dhe duke kërkuar para në vend të dhuratave për Krishtlindje. Me një sasi të mirë të parave të kursyera deri në moshën 18-vjeçare, ai mori rrugën për në Azinë Juglindore bashkë me miqtë e tij, para fillimit të universitetit.

E gjithë kjo që filloi si udhëtim tre mujor, shkaktoi një turne përçark botës që zgjati pesë vjet, duke vizituar kështu edhe Afganistanin gjatë luftës dhe një udhëtim me veturë në Somali.

Pra James Asquith, u bë personi më i ri që udhëtoi në 196 vende në moshën 24-vjeçare.

5  2 3 4

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top