Ditët e sotme, shumë njerëz e konsiderojnë kohën që kalojnë duke mos bërë asgjë si joproduktive, por studimet dhe mendjet e mëdha tregojnë të kundërtën. Albert Ajnshtajni pëlqente të ëndërronte dhe të imagjinonte gjatë ditës sikur bënte sërf me shpejtësi mbi dallgë, ndërkohë që ajo ishte e ngrirë, gjë që e ndihmoi të krijonte teorinë e relativitetit.
Ne i pëlqejmë teknikat që na ndihmojnë të zhvillohemi, prandaj këtu do të gjeni mënyrën se si mund ta ndryshoni jetën duke u praktikuar vetëm 2 orë në javë.
Ajnshtajni u bazua tek “eksperimentimi i mendimeve”. Ja si duhet të veproni:
- Lëreni mendjen të hamendësojë.
Krijoni më shumë hapësirë për veten që të ndaloni dhe të mendoni, duke analizuar pothuajse çdo gjë në jetën tuaj. Kuptoni nëse jeni të dashuruar pas qëllimeve tuaja dhe identifikoni se cilat janë planet për të ardhmen, pastaj lëreni veten të ëndërrojë. Në këtë mënyrë mund të bëheni më produktivë.
- Bëjini vetes pyetje.
Për disa njerëz, shpenzimi i dy orëve në Facebook duket krejt normal, por shpenzimi i këtyre dy orëve duke reflektuar me veten, duket e tepërt. Për të shpëtuar nga kjo gjë u nevojitet një laps e një letër, ku duhet të shkruani disa pyetje, si për shembull: “Cilat qëllime kam ose nuk kam arritur ende? A mund ta përshpejtoj procesin e realizimit të qëllimeve të mia? A jam e inspiruar? Ku e shoh veten në 6 muajt e ardhshëm?”.
- Dilni për një shëtitje dhe shijoni natyrën.
Një ecje, vetëm, në mes të natyrës është mënyra më e mirë e mundshme për të menduar për gjëra për të cilat zakonisht nuk kemi kohë. Sipas një studimi, të kalosh kohë në natyrë është gjithashtu e mrekullueshme për shëndetin mendor, rrit kreativitetin dhe rrit mundësinë e zgjidhjes së problemeve.
- Shkruajini vetes një letër.
Të shkruarit letra është shumë terapeutike. Në këtë mënyrë ju keni mundësinë që të sistemoni mendimet dhe të kuptoni më shumë ndjenjat që keni përbrenda. Gjithashtu, kjo ju jep mundësinë të shihni në të shkuarën dhe në të tashmen. Nëse shkruani gjëra të cilat dëshironi t’i arrini, do ta keni më të lehtë t’i bëni realitet, pasi do ta shtyni veten vazhdimisht për të gjetur mënyra të ndryshme që do t’ju çojnë aty ku ëndërroni.
2 orë në javë është një investim që ia vlen. Zat Rana është një gazetar, i cili eksperimentoi rregullin 2-orësh, duke u bazuar në zakonet e shkencëtarëve dhe filozofëve. Çdo javë, ai kaloi 2 orë duke menduar thellë në lidhje me çdo gjë në jetën e tij. Më vonë, ai tha se një proces i tillë i qartësoi mendjen dhe se 2 orë në javë është një çmim i mrekullueshëm për këtë shpërblim. Padyshim është shpenzim kohe në një mënyrë më të mirë se thjesht duke qëndruar në rrjete sociale.
Burimi / http://www.panorama.com.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.