Festa e Pavarësisë së Shqipërisë është kremtuar më 28 nëntor edhe në Nju Jork. Në pamjet e publikuara në profilin zyrtar të tij në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams duket qyteti që është “veshur” kuqezi me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Adams mori si dhuratë nga komuniteti shqiptar “VATRA” edhe një pikturë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe një portret të Nënë Terezës.
Në këtë ceremoni me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, i pranishëm ishte edhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.
Zoti Hysenbelliu është takuar dhe me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams i cili ka përshëndetur Shqipërinë dhe shqiptarët duke kryqëzuar duart me formën e shqiponjës dykrenare.
Një dite më parë Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” nderoi me titullin “Mirënjohje”, Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Aktiviteti i zhvilluar nga shoqata “Vatra” mblodhi me dhjetëra personalitete dhe figura me kontribut në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.