Në fokus

April 11, 2016 | 9:52

Nostalgjikët nuk e harrojnë Enver Hoxhën. A duhen kujtuar diktatorët?!

Për disa mund të jetë një datë që as duhet kujtuar, ndërsa për të tjerë, nostalgjikët e një regjimi totalitar siç ishte ai i Enver Hoxhës, 11 prilli ka kujtesën e vet në historinë e shtetit shqiptar. 31 vjet më parë një komb i tërë duke shkulur flokët e duke vajtuar deri në mekje e gjendje të fikti, në varganin e gjatë të homazheve , i dhanë lamtumirën e fundit liderit të tyre historik. Por, sido të jetë figura e një udhëheqësi, e mirë apo e keqe, ajo shënjon në kujtesën e kujtdo një fakt të pandryshueshëm gjithashtu historik. Fakti se edhe pas 26 vitesh rënie të diktaturës, ende përmendet figura e Enver Hoxhës në shumëllojshmëri shkrimesh e faktesh që tërheqin vazhdimisht publikun.

Të mirë a të këqij, kushdo ka dhënë kontribut për formimin e shtetit, ka shënjuar vepra e ka bërë kthesë në historinë e tij. Kjo përbën në thelb një fakt po aq të pandryshueshëm. Se si kanë qenë ata si udhëheqës, kjo mbetet në gjykimin e historianëve, studiuesve, filozofëve të kohës, për t’i dhënë ngjyresat e duhura.

Sot shënohen 31 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, ish-udhëheqësit të regjimit komunist shqiptar për 41 vite me radhë.

Në të zbardhur të 11 Prillit të vitit 1985, Enver Hoxha ndërroi jetë në shtëpinë e tij, pas një vdekjeje klinike që ndodhi mëngjesin e 10 Prillit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top