Çdo sport ka nga një tipar të veçantë sa i takon ekzistencës. Këtë e pohon një sondazh i kryer në Britani. Sipas këtij studimi, nëse ata që praktikojnë sportin e çiklizmit, tregojnë aftësi të mëdha në ruajtjen e qetësisë apo aftësisë për t’u çlodhur, notarët të cilët kalojnë shumë orë në ujë, u zhvillohet shumë vetëbesimi dhe harmonia me trupin e tyre. Nëpërmjet sportit është e mundur të rivendosim marrëdhëniet me veten dhe të zbulojmë burime të reja, potencialin dhe ndërgjegjësimin e pashkelur. Nga i njëjti studim, i kryer nga British Heart Foundation në bashkëpunim me Mindlab u vu re se sporti ka një rol të rëndësishëm në lidhje me sjelljen tonë shoqërore dhe ndikon në zhvillimin e personalitetit, veçanërisht nëse ai është një disiplinë e praktikuar për një kohë të gjatë. Gjatë studimit u përfshinë rreth dy mijë persona. Rezultati? Kush bën joga zhvillon ndjeshmëri dhe ndërgjegjshmëri, ndërsa çiklistët priren të jenë më të qetë, por edhe më materialistë apo të prirë drejt depresionit apo luhatjeve shpirtërore. Ata që praktikojnë ekskursionet, janë më bujarë dhe modestë, pak materialistë dhe udhëhiqen nga ndjenja e solidaritetit dhe besnikërisë ndaj kompanisë. Sa i takon sportit të dashurisë, notit, grupi i studiuesve përfshirë dhe ata të universitetit të Harvardit, pohuan se 30 minuta ushtrime fizike në ujë, lejojnë ruajtjen e njëjtës cilësi në seks si 40 deri në 60 vjeç. Nëse ju doni të zhvillojnë më shumë harmoni dhe koordinim përveç notit, ju mund të ndiqni kurse vallëzimi me tango afrikane dhe valle të Karaibeve. Falë ritmit të lartë dhe lëvizjeje nën hapat e muzikës, do të jetoni potencial të ri në trupin tuaj, duke fituar fleksibilitet si dhe do t’u rritet vetëbesimi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.