Marrëdhënie

January 16, 2017 | 9:05

Notarët, partnerët më të mirë

Çdo sport ka nga një tipar të veçantë sa i takon ekzistencës. Këtë e pohon një studim i kryer në Britani, sipas të cilit nëse praktikojmë sportin e çiklizmit tregojmë aftësi të mëdha në ruajtjen e qetësisë. Notarëve, të cilët kalojnë shumë orë në ujë, u zhvillohet shumë vetëbesimi dhe harmonia me trupin e tyre.

notaretNga i njëjti studim, i kryer nga British Heart Foundation në bashkëpunim me Mindlab, u vu re se sporti ka një rol të rëndësishëm në lidhje me sjelljen shoqërore dhe se ndikon në zhvillimin e personalitetit, veçanërisht nëse praktikohet për një kohë të gjatë. Gjatë studimit u përfshinë rreth dy mijë persona. Rezultati? Kush bën joga zhvillon ndjeshmëri dhe ndërgjegjshmëri, ndërsa çiklistët përgjithësisht janë më të qetë, por edhe më materialistë e të prirë drejt depresionit apo luhatjeve shpirtërore. Sa i takon sportit të “dashurisë”, notit, grupi i studiuesve, përfshirë dhe ata të Universitetit të Harvardit, pohoi se 30 minuta ushtrime fizike në ujë lejon ruajtjen e së njëjtës cilësi në seks si 40 deri në 60 vjeç. Nëse ju doni të zhvilloni më shumë harmoni dhe koordinim përveç notit, mund të ndiqni kurse vallëzimi me tango afrikane dhe valle të Karaibeve. Falë ritmit të lartë dhe lëvizjeve nën hapat e muzikës, do të jetoni potencial të ri në trupin tuaj, duke fituar fleksibilitet, si dhe do t’ju rritet vetëbesimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top