Mirëqenie

January 8, 2019 | 12:07

Noti ndihmon zhvillimin e fëmijëve

Dihet botërisht se sa dobi sjell noti për trupin e njeriut, veçanërisht kur është fjala për fëmijët. Ka prindër të shumtë që regjistrojnë fëmijët në  sportin e notit dhe besojnë se kontribuon në inteligjencën, balancimin, koordinimin dhe aftësitë perceptuese të fëmijëve dhe në përgjithësi ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Gjithnjë e më i madh është numri i prindërve të cilët regjistrojnë fëmijët në not, madje ka edhe bebe dymuajshe. Përveç kësaj, noti kontribuon ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijës. Noti gjithashtu rekomandohet edhe për fëmijët me autizëm si dhe për fëmijët me nevoja të tjera të veçanta.

Pediatrja turke Elif Asena Kiliç thotë se noti është shumë i dobishëm për fëmijët, duke shtuar se sa më parë që fëmijët njihen me notin aq më e dobishme është për ta.

“Është shumë e rëndësishme që zhvillimi i muskujve, aktiviteti fizik dhe zhvillimi social i fëmijës të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Fëmijët që notojnë do të jenë një hap përpara moshatarëve të tyre”, thotë Kiliç.

Ajo gjithashtu shtoi se noti ka efekte pozitive kur është fjala për ushqimin dhe problemet e gjumit tek fëmijët.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top