Lifestyle

February 6, 2019 | 10:00

Nuancat e veshjeve të dimrit që ua bëjnë më të ngrohtë dhe plot ngjyra këtë stinë

Shpesh në stinën e dimrit, kur përzgjedhim veshjet e lidhim me tonet e ftohta, ku dominon ngjyra gri dhe ajo e zezë, por ekspertët e fushës së modës, kërkojnë që t’i dëgjoni dhe t’i shtoni më shumë ngjyrë veshjes tuaj.

Sipas tyre janë disa nuanca të mrekullueshme, shumë të ngrohta që padyshim janë ideale për t’i veshur në ditët e ftohta, por që nuk janë të detyrueshme për t’i pasur në gardërobën tuaj.

Ndër të parat që kanë eksperimentuar me këto ngjyra janë Bella Hadid nga femrat, dhe ish-ylli i Real Madrid, David Beckham nga gjinia tjetër.

Ngjyra e verës

Kjo ngjyrë garanton dukje luksoze, e cila gjithmonë është e mirë për përditshmërinë gjatë dimrit. Kjo ngjyrë njëkohësisht është edhe e ngrohtë edhe dramatike, por edhe joshëse.

Sipas stilistëve është e thjeshtë për t’u kombinuar, sepse shkon me shumicën e nuancave të tjera, ndaj do të keni më shumë mundësi për kreativitet.

Ngjyra e hirtë

Është kryesorja në listë, pasi përdoret gjatë të gjitha stinëve të vitit, aq më shumë në ditët e dimrit. Është neutrale dhe klasike, ndërkaq nuancat e shndritshme do t’ju freskojnë dhe shkojnë mirë me gjithë paletën e ngjyrave.

Ngjyra e gjelbër

Nëse doni trikon me ngjyrën e bukur të gjelbër që nuk përdoret vetëm që t’i kthejë sytë nga ju dhe t’i japë freski fytyrës suaj, atëherë zgjidhni edhe këpucët në nuancë të ngjashme, pasi do të keni edhe kombinim të përsosur!

Ngjyra e mustardës

Është e shkëlqyeshme për freskim të veshjeve njëngjyrëshe, posaçërisht në ditët e ftohta. Për shkak të nuancës specifike që ka, ditëve të dimrit ju jep një frymë vjeshte.

 

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top