Nuga Medical Albania përfaqëson sot linjën më prestigjioze të kombinimit të Mjekësisë Moderne Spitalore me Mjekësinë Tradicionale Aziatike. Nuga Best ka fituar për të tretin vit radhazi çmimin “Brand of the year” midis më shumë se 130 markave të tjera. Ky çmim vjen pas më shumë se 100 certifikimeve dhe testeve të shumta klinike. Tourmaniumi Nuga Best zotëron certifikatën e patentës për atrofinë muskulare. Prej 8 vitesh në Shqipëri, Nuga Best trajton shtyllën kurrizore me krevatin terapeutik N 5. Me Nuga Best për një shëndet më të mirë!
Nga Orjona TRESA
“Nuga best is the best”, jo rastësisht një slogan që përfaqëson aktivitetin tuaj në Shqipëri prej vitesh. Këtë e konfirmon edhe fakti se për të tretin vit radhazi merrni çmimin e parë “Brand of the year”. Si erdhi ky çmim?
Arritja më e madhe e çmimit “Brand Award” sivjet, vjen pasi fituesit përzgjidhen nga votat e klientëve. Klientët votojnë mbi besueshmërinë e markës, bazuar në reputacionin dhe eksperiencat e tyre personale. Vlera e këtij çmimi rritet çdo vit, pasi njerëzit që s’kanë dëgjuar më parë rreth kësaj marke, apo nuk janë ndeshur më parë me të, nuk kanë të drejtë të votojnë. Besimi absolut i klientëve të vërtetë ka bërë që ky çmim t’i jepet Nuga Medical për tri vite radhazi: 2017, 2018 dhe 2019.
Cilat janë përfitimet pas këtij çmimi, marrë parasysh mbështetjen nga kompania mëmë me fjalën e fundit të teknologjisë mjekësore-kurative? Do të ketë risi ky vit?
Nuga Medical në Korenë e Jugut është duke kryer risi të njëpasnjëshme. Materiali kryesor që kjo teknologji përdor është Tormaniumi, një risi për të gjitha terapitë termale në këtë industri. Vitet e fundit, Nuga Medical ka realizuar diçka të re me krevatin terapeutik N5, në brendësi të tij janë vendosur tre projektorë që lëvizin me të rrotulluar, duke masazhuar në të njëjtën kohë zonën cervikale, torokale dhe lumbare. Ne jemi besimplotë se Nuga Medical do të na surprizojë me diçka inovative në vitet në vijim.
Ju regjistroni mjaft certifikata që faktojnë rrugëtimin tuaj të suksesshëm. Cila është garancia me të cilat përfaqësoheni?
Terapia Nuga Best jep mjaft efekte pozitive në trupin tonë, dhe falë këtyre efekteve, trupi ynë përmirëson funksionet, duke na dhënë shumë përmirësime individuale. Pavarësisht kësaj, Nuga Medical ka kryer eksperimente klinike ku ka provuar në mënyrë zyrtare efektet e saj. Për shembull, krevati terapeutik N5 në lidhje me sëmundjet e shtyllës kurrizore, si për shembull lidhur me lehtësimin, përmirësimin dhe parandalimin e Atrofisë Muskulare dhe Myoatrophy, janë provuar klinikisht në Rusi dhe Kore më 2015.
Cilat janë rezultatet e deritanishme në qytetarë të ndryshëm pranë Qendrave Nuga Best?
Qendrat Nuga Best ofrojnë falas mundësinë e provimit të produkteve. Njerëzit shohin përmirësimet tek vetja e tyre dhe janë të motivuar për të ndjekur terapinë Nuga Best në shtëpitë e tyre. Në këtë mënyrë, të gjithë anëtarët e familjes mund të ndjekin terapinë Nuga Best, dhe të gjithë të bëhen më të shëndetshëm, duke parandaluar shumë probleme në të ardhmen. Prova falas në Nuga Best ofron shanse përfitimi për klientët, si edhe për Kompaninë.
Ju ofroni dhe promocionin e pajisjeve apo produkteve kurative me elementë të veçantë, kurues dhe të përshtatshëm si në lëvizje ashtu edhe në ambientet e banimit. Çfarë mund të themi për këtë aspekt?
Terapia Nuga Best ka në princip kombinimin e Mjekësisë Moderne Spitalore me Mjekësinë Tradicionale Aziatike. Produkti përfaqësues i Nuga Medical është krevati terapeutik N5. N5 jep gjashtë efekte terapeutike të ndryshme në të njëjtën kohë: masazhin, akupresurë, rrezen infra të kuqe të gjatë, trajtimin me nxehtësi dhe frekuencë të ulët, hiropraktika.
Ne jemi plotësisht të sigurt se terapia N5 është terapia më e rehatshme, më e volitshme dhe më ekonomike e efektive për çdo familje. Më shumë se një milionë familje dhe mbi 875,000 klientë zhvillojnë terapinë N5 çdo ditë në të gjithë botën. Ne shpresojmë që të gjitha familjet shqiptare të mund të jenë të shëndetshme dhe të lumtura falë terapisë tonë N5.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.