Studim

April 18, 2019 | 11:31

Nuhatja e aromave të këndshme largon dëshirën për të pirë duhan

Sipas një studimi të fundit, nuhatja e erërave të këndshme si çokollata mund të ndihmojnë në uljen e dëshirës për cigare. Studiuesit i kërkuan duhanpirësve të vlerësonin dëshirën e tyre nga 1 në 100, për të ndezur cigare, ndërkohë që ishin të ekspozuar ndaj një sërë erërash.

Ata që ndienin aromë të këndshme si ajo e karameleve, panë që dëshira e tyre për cigare u ul ndjeshëm, ndoshta sepse këto erëra janë të lidhura me kujtimet. Studiuesit nga Universiteti i Pitsburgut shpresojnë që gjetjet e tyre tani mund të jenë një nga mënyrat më efektive për të hequr dorë nga duhani.

Përdorimi i aromave të këndshme për të penguar pirjen e duhanit, do të ofronte një metodë të veçantë dhe të re për reduktimin e dëshirës për cigare. Studimi përfshiu 232 duhanpirës, të moshës 18 deri në 55 vjeç, të cilët nuk dëshironin ta linin cigaren dhe nuk po kërkonin të merrnin nikotinë në ndonjë mënyrë tjetër.

Atyre iu kërkua që të mos pinë duhan për 8 orë përpara eksperimentit dhe të sillnin një pako të cigareve të preferuara dhe një çakmak. Duhanpirësve ju kërkua që të vlerësonin një numër të aromave të ndryshme që përgjithësisht konsiderohen të këndshme. Këtu përfshiheshin çokollata, molla, karamelet, limoni dhe vanilja.

Vullnetarëve iu kërkua që të ndiznin një cigare dhe ta mbanin atë në duart e tyre, por të mos e pinin. Pas dhjetë sekondash, pjesëmarrësit vlerësuan dëshirën e tyre për të pirë duhanin në një shkallë nga 1 deri në 100 para se ta shuanin cigaren dhe ta vendosnin në një tavëll.

Ata vazhdonin të nuhatnin erën e tyre të zgjedhur për pesë minutat e ardhshme. Ata vlerësuan dëshirën e tyre për të pirë duhan çdo 60 sekonda. Rezultoi që ata që ishin të ekspozuar ndaj aromës së tyre të preferuar ndjenin nevojën për të pirë duhan shumë më pak dhe rezultati i tyre i dëshirës rënë mesatarisht me 19.3 pikë.

Era e këndshme mund të shkëpusë duhanpirësit nga dëshira e tyre për cigare duke ju risjellë atyre kujtime që lidhen me këto aroma, besojnë studiuesit. Për shembull, karamelet mente ju kujtonin disa prej duhanpirësve Krishtlindjet në shtëpinë e gjyshit. Duhet të bëhen më shumë kërkime për të konfirmuar se pse aromat ulin dëshirat dhe për të parë nëse kjo strategji mund të jetë e dobishme.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top