Për ju që humbja e peshës është problem edhe pse keni kujdes me ushqimet, por nuk dobësoheni dot, duhet të kini parasysh disa rregulla:

Anila Kalleshi
Dietologe
1 – Kujdes porcionet. Gjatë viteve të fundit përmasat e pjates janë rritur nga 23cm në 33cm, gjë që ka ndodhur dhe me racionet.
2 – Mos zgjidhni të konsumoni uje që permban shumë fluor. Fluori pengon organizmin të thithë jodin, i cili duhet për shëndetin e tiroides. Nëse tiroidja është e dobët, metabolizmi do jetë i ulët dhe mundësia për të shtuar peshë është shumë e madhe.
3-Në zorrë prezenca e dy lloje bakteresh bakteroidetes dhe firmikutes ka treguar se tek njerëzit obezë gjendet në një sasi më të madhe firmikutesh dhe që kur ata nisin dietën, sasia e tyre ulet dhe rriten bakteroidetes, në linjë me humbjen e shtresave dhjamore.
4 – Gjithçka fillon nga truri. Njerëzit që mendojnë pozitivisht kur nisin një dietë kanë më shumë gjasa të humbasin peshë në krahasim me dyshuesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.