… -“Nuk duhet të falim vetëm të tjerët, por kemi nevojë të falim edhe veten tonë.
– Veten tonë?
– Po, për të gjitha gjërat që nuk kemi mundur t’i bëjmë. Nuk mund të mbetesh rob i keqardhjes: pse s’e bëra këtë ose atë. Kur arrin në këtë ditë që jam unë, s’ka më kuptim. Unë gjithnjë uroja që të kisha bërë më shumë, të kisha shkruar më shumë libra… Isha mësuar ta qortoja veten keq. Tani e shoh që asgjë e mirë nuk vjen nga kjo. Bëj paqe. Ke nevojë të bësh paqe me veten tënde dhe me këdo rreth teje.
– U përkula dhe ia fshiva lotët me një shami letre. Mori hapi dhe mbylli sytë, frymëmarrja i ndihej si një gërhitje e lehtë.
– Fal veten tënde, fal të tjerët. Mos prit, Miç. Jo kushdo e ka këtë kohë që kam unë. Jo kushdo është kaq me fat”.
( Të martat me Morin, Mitch Albom) / Mbi Libra nga Agim Baçi dhe Blendi Salaj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.