Eva Longoria zbuloi se ajo dhe familja e saj nuk e festojnë mëngjesin e Krishtlindjeve. Në një intervistë të fundit me Us Weekly, aktorja 46-vjeçare shpjegoi se ajo, bashkëshorti i saj Jose Baton, 53 vjeç, dhe djali i saj trevjeçar Santiago Enrique, i përmbahen traditës meksikane për të festuar një natë më parë.
“Unë jam meksikane, kështu që ne festojmë [në prag të Krishtlindjeve]”, tha ylli i Desperate Housewives. Ajo vazhdoi: ‘Ne nuk e fesojmë mëngjesin e Krishtlindjes, nuk e presim Babagjyshin dhe këtu janë të gjitha dhuratat’.
Teksa shpjegonte traditat e festave në familjen e saj ajo tha: “Ne përgatisim drekën e madhe dhe dhuratat natën e datës 24”. Dhe pastaj ne zakonisht në mesnatë shkojmë në meshë. Dhe kjo është traditë’.
Në shumë vende latine, nata e Krishtlindjes ose Nochebuena është festa më e rëndësishme e sezonit të Krishtlindjeve. Nochebeuna zakonisht festohet me një festë të madhe në të cilën familjet mblidhen së bashku për të ngrënë, kërcyer, shkëmbyer dhurata dhe për të marrë pjesë në lojëra tradicionale përpara se të marrin pjesë në meshë.
Eva me shaka tha se ndarja e ushqimit, veçanërisht tamales, mes anëtarëve të familjes së saj mund të jetë një burim grindjesh.
Burimi / https://www.dailymail.co.uk/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.