Këshilla & Arsye

May 13, 2017 | 18:27

Nuk flini shumë? Ju mund të jeni pjesë e një elite gjenetike

 Është një fakt i njohur gjerësisht që Margaret Thatcher flinte veç katër orë çdo natë. Dhe ashtu si ish-kryeministrja e Anglisë, drejtues të lartë kompanish, pranojnë se punojnë duke bërë veç një sy gjumë. Jack Dorcey, CEO i Twitter dhe njëkohësisht i kompanisë Square, është shprehur kohët e fundit se “unë nuk fle shumë, por është e mjaftueshme”.
Si ndodh që disa njerëz mund të jenë më produktivë dhe energjikë, pavarësisht se flenë më pak se gjithë të tjerët?
1

Një studim i publikuar së fundi nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, thotë se kjo ndodh për shkak të gjeneve tona.
Kërkimi mori në studim një grup njerëzish, në gjendje të mbijetojnë edhe kur ata flenë pak dhe gjeti se ata kishin diçka të përbashkët – një mutacion në një gjen i quajtur DEC2. Njerëzit me këtë mutacion gjenetik “kanë nevojë për më pak orë gjumi” u shpreh dr. Ying-Hui Fu, profesore e neuroshkencës dhe autore e studimit për CBS Francisco. “Ata ndihen energjik edhe kur flenë për pak orë”. Kjo do të thotë se ata mund të bëjnë më shumë se një punë dhe të ruajnë një gjendje të mirë mendore”.

Profesoresha Ying-Hui Fu i përshkroi ata si njerëz që flenë në mënyrë “efikase”, sepse “çfarëdo që truri ynë ka nevojë të bëjë në ato tetë orë për ju dhe mua, tek këta njerëz mund të bëhet në katër orë”.

Një nga pjesëmarrësit në studim e përshkroi aftësinë e saj për të fjetur si një dhuratë. “Dita ime është më e gjatë se e pjesës më të madhe të njerëzve. Mund të bëj më shumë gjëra se të tjerët” – tha ajo.

Ky mutacion gjenetik është i rrallë: më pak se 1 për qind prej nesh mendohet se e kanë atë.

Këto përfundime mund të çojnë në krijimin e një medikamenti që të imitojë gjenin DEC2. Profesoresha shpjegon: “Një ditë kjo mund të bëhet e vërtetë. Nëse arrijmë të kuptojmë se çfarë i bën këta persona të flenë në mënyrë eficiente, mund të gjejmë ndonjë ide se si mund të rregullojmë në mënyrë të sigurt gjumin tonë nëpërmjet zhvillimit të efekteve të këtij medikamenti.”
Por kjo mund të kërkojë 10-15 vjet – shton ajo.

Pse pjesa më e madhe prej nesh kanë nevojë për më shumë gjumë

Në një studim të fundit, më pak se një e pesta e të rinjve në gjithë botën kanë raportuar se flenë aq sa duhet dhe kjo mangësi mund të jetë e rrezikshme për shëndetin.

Sipas National Sleep Foundation, të rriturit duhet të flenë më shumë se shtatë orë gjatë natës./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top