I njeh menjëherë, ata që kanë përjetuar dhimbje. Një dhimbje e vërtetë, e madhe, diçka që shënon një para dhe një pas. Diçka që të solli një centimetër nga vdekja, por më pas nuk je i vdekur.
Diçka që një sekondë më parë ishe fëmijë dhe një pasi të zgjoheshe tashmë i rritur.
Diçka që edhe nëse kalojnë vitet nuk ikën dhe shfaqet herë pas here në detaje, në vështrime të caktuara, në dorëshkrim, foshnja, është aty dhe flet me ty.
I njeh menjëherë ata që kanë përjetuar dhimbje të vërteta dhe jo sepse janë kanë këllqe, apo sepse kanë lëkurën më të fortë. Nuk i duroj dot ata që bëhen më të këqij duke u justifikuar me dhimbjen.
Jo, tipari i dalluar i dikujt që ka vuajtur vërtet, është se në thelb janë të sjellshëm në zemër. Wshtw si njw vello mirësjelljeje mbi të gjitha gjestet.
Ata që kanë vuajtur vërtet, nuk zemërohen, nuk shkelin me kwmbw, i kushtojnë vëmendje gjithçkaje, vëzhgojnë.
Nëse mundet, e shmang lëndimin dhe nëse nuk mundet, preferon të lëndojë veten.
*Enrico Galiano, mësues në një shkollë periferike. Krijoi ueb-in ‘Cose da prof’, i cili ka tejkaluar dhjetë milionë shikime në Facebook. Ai nisi lëvizjen #poetepists, flashmobe të studentëve që mbushin qytetet me poezi.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu i autorit
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.