Në fokus

October 8, 2018 | 12:02

Nuk ka asgjë të gabuar të bësh një jetë të zakonshme

Jam menduar shumë kohët e fundit në lidhje me zgjedhjet që kam bërë për jetën time dhe çfarë më ka bërë të jem aty ku jam tani. Në ditët e sotme duket se gjithnjë e më shumë njerëzit përpiqen të bëjnë një jetë që është çdo gjë tjetër përveçse “e zakonshme”. Ne jetojmë në një shoqëri që ushqehet gjithnjë e më shumë nga një idealizëm që krijohet përmes mediave sociale, ku jetët të cilat shohim janë diçka tjetër përveçse ‘e zakonshme’. Këto marrin aq shumë energji sa që harrojmë vizionet dhe aspiratat tona.

Mendoj se ne jemi të frikësuar të vendosim për një jetë që cilësohet “e zakonshme”, sepse me siguri nuk do të ishte e mjaftueshme të jetosh një jetë të zakonshme, me një punë të zakonshme, makinë, shtëpi, familje dhe mënyrë jetese. A do të mjaftonte kjo? Është një pyetje që ia kam bërë vetes shumë herë më parë. A do të ndikojë puna ime tek të tjerët për të jetuar në një mënyrë pozitive? A do të ndikojë pozitivisht jeta ime tek të tjerët?

Por pastaj kuptova diçka. Po në qoftë se jeta që mendojmë se është e zakonshme ka potencial të jetë e jashtëzakonshme në mënyra që nuk i kemi parë më parë? Mund të mos jetë diçka që do të lëvizë malet, të kapë titujt e lajmeve ose të jetë diçka që ju kujtohet në vitet që vijnë, por mund të bëjmë gjëra të mëdha për të lënë shenjën tonë dhe për të sjellë diçka të shëndetshme dhe pozitive.

Barak Obama dikur tha: “Ndryshimi është bërë për shkak se njerëzit e zakonshëm bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”. Dhe kjo është diçka përtë cilën duhet të përpiqemi çdo ditë. Nuk miratimi i shumicës ajo që ka rëndësi, është suksesi për veten tuaj, duke ditur vlerën tuaj dhe duke përdorur cilësitë tuaja për të lënë shenjën tuaj dhe për ta bërë botën një vend më të mirë.

Për ta bërë të zakonshmen të jashtëzakonshme kërkon vëmendje dhe përqendrim, në vend që të shikojmë Instagram-in duke menduar se sa të suksesshëm janë ata që shikojmë. Përqendroni energjinë tuaj në atë që po ndodh tani në jetën tuaj. Rrëmbeni jetën tuaj për të bërë më të mirën çdo ditë dhe në çdo mundësi të re. Puna që bëni çdo ditë, si mund ta ndryshoni dhe ta bëni më mirë? Studimi që keni ndërmarrë, si mund ta absorboni dhe të merrni më të mirën nga ato që po mësoni? Ky fëmijë që po rritni, çfarë argëtimi dhe përvojash të reja mund të sillni në ditët e tyre që t’i ndihmoni në zhvillimin e tyre mendor?

Në vend që të përpiqemi çdo ditë gjithnjë e më shumë, ne mund ta përqendrojmë vëmendjen tonë në të qenit i pranishëm dhe të vendosim energjinë tonë duke bërë më të mirën me atë që kemi. Pra, zgjidhni jetën tuaj të zakonshme, ndaloni shtypjen e vetes për të pasur një jetë që duket e mirë në Instagram, bëhuni pronar i perandorisë suaj, dhe së shpejti do të shihni se jeta juaj është gjithçka por e zakonshme.

 

Burimi / thoughtcatalog.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top