Aktualitet

August 31, 2022 | 15:28

“Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti” / Prishtina në këmbë për të dënuar aktin barbar ndaj një fëmije vetëm 11 vjeç

Qindra qytetarë protestuan sot në Prishtinë për të dytën ditë radhazi për të dënuar përçudnimin e një vajze të mitur. Ata hodhën ngjyrë të kuqe në hyrje të ndërtesës së Qeverisë dhe Prokurorisë dhe kërkuan nga institucionet më shumë veprime në lidhje me rastet e dhunës seksuale. Protesta u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar.

Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” “Edhe sa”, qytetarët marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

l1Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Ata kërkojnë dënimin që meritojnë për të dyshuarit e dhunimit të të miturës. Të njëjtën gjë bën edhe ndaj ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

l5“Rasti i përdhunimit të së miturës është alarm për të gjithë ne e pikë së pari për shtetin i cili edhe sot vazhdon të jetë në anën e dhunuesve. Është pikërisht ky sistem patriarkal, me të gjitha patericat e veta, ai i cili është duke prodhuar vazhdimisht përdhunues”, tha një nga organizatoret e protestës.

Protestuesit u ulën në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, e cila mbrohet nga Policia.

l3Sipas protestuesve, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të tilla. Prandaj, sipas tyre, rasti i dhunimit të të miturës në Prishtinë nuk është vetëm “një ngjarje e shëmtuar dhe e trishtë”, por “shpërfaqje e dhunës sistematike që vajzat dhe gratë në Kosovë e përjetojnë në baza ditore”.

lAutoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht në Prishtinë. Ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur.

l4 l2

Burimi: Birn dhe Radio Evropa e Lirë

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top