Nëse nuk keni edhe kohë por duhet të vishni rroba të hekurosura e pastruara mirë, atëherë ekziston një truk i thjeshtë që nuk kërkon të shpenzoni shumë kohë. E mira e këtij truku është se nuk kushton fare.
Thjesht duke vendosur 2-3 kuba akulli në tharësen e rrobave dhe duke e vendosur atë në temperaturë të lartë, rrudhat në rroba do të largohen. Kanë qenë të shumtë personat që e kanë testuar këtë metodë të pazakonshme dhe rezultatet kanë qenë impresionuese.
Por, si funksionon ky truk?
Magjia ndodh kur akulli shkrihet nga nxehtësia e makinës dhe shndërrohet në ujë e pastaj në avull, duke kryer të njëjtën punë që do ta kishte bërë edhe hekuri.
Në thelb, tharësja e rrobave çliron avull mbi rrobat në atë mënyrë që ato të mos jenë të rrudhosura.
Burimi / www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.