Këshilla & Arsye

April 30, 2020 | 8:16

Nuk ka më puthje dhe përqafime, ja tre format me të cilat mund të përshëndetemi këto kohë

Pandemia koronavirusit ka ndryshuar sjelljet e njerëzve në mbarë botën, në shumë aspektë të jetës sociale.

Distancimi shoqëror është fjala kyç që do na shoqërojë deri në daljen e një vaksine për këtë virus, që nuk dihet sa kohë do të marrë. Disa ekspertë japin afate të ndryshme, shumë flasin për një periudhë mbi një vjeçare.

Megjithatë, OBSH ka nxjerrë një guidë për distancimin fizik, të cilën duhet ta kemi parasysh. Megjithëse ne jemi mësuar të japim dorën e të përshëndetemi, tashmë është koha të përshëndetemi si më poshtë.

Gjithmonë nga larg, duke ngritur dorën lart, me sy dhe duke lëvizur kokën lart e poshtë, ose duke bashkuar duart para kraharorit.

“A e dini se tashmë është koha të përshëndetemi në 3 format e mëposhtme?”, shkruan ISHP në postimin e saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top