Dëshmi

September 13, 2019 | 9:27

‘Nuk keni pse shpenzoni për të kënaqur njerëzit e tjerë’, çifti kurorëzon martesën të veshur me bluzë dhe xhinse

Një nuse dhe dhëndër kurorëzuan martesën e tyre të veshur me bluzë dhe xhinse, për të provuar se dasmat nuk duhet të jenë të shtrenjta.

Rebecca Maxwell, 26 vjeç, nga Northumberland veshi një bluzë të bardhë në të cilën ishte stampuar fjala ‘Nusja’, të kombinuar me xhinse të zeza dhe një buqetë me lule të freskëta, ndërsa bashkëshorti i saj Glen Maxwell, 30 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë në të cilën ishte stampuar fjala ‘Dhëndër’, të kombinuar me xhinse të zeza, njësoj si bashkëshortja e tij.

Çifti zgjodhi këtë veshje për ceremoninë e tyre, për të treguar se nuk kishin nevojë për një fustan dhe kostum që dita e madhe e tyre të ishte e veçantë.

Rebecca tha: ‘Kur po planifikonim dasmën, filluam të bënim gjithçka për të kënaqur njerëzit e tjerë. Lista jonë e të ftuarve po dilte nga kontrolli. U ndjemë sikur duhet t’i ftonim njerëzit për të mos i mërzitur më shumë sesa sepse i donim të ishin të pranishëm.

‘Ne kaluam orë të tëra duke parë për veshjet, ëmbëlsirat dhe dekorimet dhe nuk po dinim të vendosnim. Por në fund të ditës, Glen dhe unë thjesht nuk u shqetësuam’.

Çifti bleu bluza të stampuara për vete, për shoqëruesit dhe për babanë e nuses dhe u kërkuan 40 të ftuarve të tyre që të vishnin edhe ata xhinse dhe bluza.

 

Burimi / https://www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top