Dëshmi

May 3, 2023 | 9:06

“Nuk kisha para, haja vetëm një vezë…”/ Richard Gere rrëfen jetën e vështirë para famës së tij

Aktori i njohur, Richard Gere nuk ka pasur një jetë të mirë para se të bëhej i famshëm. Ai ka kujtuar se para se të kishte këtë karrierë që ka sot, konsumonte vetëm një vezë në vakt. Aktori u shpreh për vitet e para të karrierës së tij, kur po përpiqej të arrinte një vend të rëndësishëm si aktor.

“Vakti im ishte vetëm një vezë. Ngrënia në restorante ishte e pamundur për mua. Këto ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara. Unë isha i uritur gjatë viteve’70 si aktor në fillimet e karrierës sime, vetëm duke u përpjekur të arrija diçka. Unë pata fatin të punoja, por atëherë nuk kishte shumë aktorë që bënin para. Unë isha duke bërë Broadway për herë të parë.”

Aktori i njohur hollivudian për të gjithë ata që nuk e dinë është i martuar me Alejandra Silva, e cila është 34 vjet më e re se artisti. 71-vjeçari, është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer për rolet e tij të suksesshme në filma romantikë si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”. Gere ka qenë i martuar dy herë para se të martohej me bukuroshen spanjolle, përkatësisht me Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995 dhe me Carrie Lovell nga viti 2002 deri në vitin 2016.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top