Ky vogëlush është Luani, një prishtinas që jeton në Londër. Ai flet shqip, qesh shqip, tani po mëson të këndojë edhe shqip.
Prindërit e tij nuk do t’ia lejonin vetes që i biri të mos flasë shqip njëlloj si anglishtja që po mëson në kopsht. E di se pa vogëlushët si Luani, pa shqiptarët e Kosovës veçmas, e ardhmja e Atdheut, druaj se do të ishte e dyshimtë.
E them këtë sepse nipërit dhe mbesat e mia në Itali, një dyzinë e tyre, të bukur dhe të mençur, thuajse nuk dinë shqip. Dhe sa prej familjeve tona po e tresin gjuhën dhe bashkë me të dhe Atdheun…
Shkujdesjen sot, do ta paguajmë shtrenjtë shekuj më pas. Nuk mjafton ta duash, por edhe ta ruash Atdheun, kudo që të jesh. Gjithçka po globalizohet, por identiteti jo.
Një ditë e tillë, si Dita e Flamurit, veçse na e kujton këtë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.