Me siguri keni filluar të ankoheni për temperaturat e larta dhe gjumin e parehatshëm? Se kur zgjoheni në mëngjes jeni të lodhur dhe pa gjumë? Nuk keni pse të shqetësoheni më, mjafton të ndiqni këto 9 këshilla.
- Përpiquni të jeni të qetë
Vetëm mendimi se është shumë vapë ju bwn tw mos flini, ju nervozon së tepërmi. Prandaj shmangini këto mendime dhe pranojeni vapën si diçka normale.
- Krevat i freskët
Para se të shtriheni për të fjetur vendosni çarçafin dhe jastëkun në një qese në frigorifer. Ato do të jenë të freskëta dhe do ju sigurojnë një gjumë të qetë.
- Vishni rroba pambuku
Zgjidhni pizhame pambuku dhe jo poliestër, saten apo mëndafsh. Kjo pasi pambuku lejon qarkullimin e ajrit.
- Investoni në pajisje freskuese
Një kondicioner apo pajisje freskuese elektrike ju ndihmojë që të freskoni dhomën dhe të bëni një gjumë të qetë.
- Mos konsumoni ushqim para se të flini
Për një gjumë më të qetë, mos konsumoni asgjë për të paktën 2 orë para se të flini. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm me sasinë e alkoolit.
- Zgjidhni me kujdes materialin e mbulesave të krevatit
Si për veshjet edhe mbulesat e krevatit duhet të jenë të një materiali pambuk dhe të freskët.
- Konsumoni ujë
Mbani një gotë ujë tek komodina, në mënyrë që ta konsumoni sa herë keni nevojë.
- Një dush freskues
Bëni një dush para se të shtriheni për të fjetur, i cili do ju freskojë dhe ndikojë në gjumin tuaj. Shmangni dushin me ujë shumë të ftohtë, pasi ka efekt të kundërt dhe ju zgjon.
- Zhurmat
Stina e verës bën që të ketë më shumë aktivitete dhe zhurma jashtë, duke bërë që ta keni të vështirë të flini. Përdorni tapa veshësh për të shmangur zhurmën.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.